4 fakte që ndoshta nuk i dinit për trupin tuaj

Pas artikullit në lidhje me 5 pyetje në lidhje me trupin marrin përgjigje, gjetëm dhe përgjigjen 4 pyetje të tjera që ka gjasa të mos i dinit, ose ndoshta nuk u kishte shkuar ndërmend. Pra pyetjet që do të trajtojmë në këtë artikull si për shembull janë se, «përse gurgulit stomaku ynë? », «përse era e sqetullave është më e keqja nga çdo pjesë tjetër e trupit tonë? », «përse zgjohemi vetëm për të urinuar mbrëmjeve? » apo «përse temperatura e dhomës ndikon në shijen e kafesë? » . Pra në këtë artikull do të shqyrtojmë përgjigjet e këtyre pyetjeve, pra, çfarë kanë treguar studimet e bëra për këto çështje? Pra le të shqyrtojmë pyetjen e parë:

Përse gurgulit stomaku ynë?
Në shumicën e rasteve, stomaku ynë dhe sistemi tretës trazon lëngjet tretëse dhe përgatitë muskujt për ushqimin. Zgjidhja për një stomak që gurgullin është të hani disa vakte por të mos e rëndoni shumë, pra disa vakte te lehta.

Përse zgjohemi vetëm për të urinuar natën dhe jo ditën?

Përgjigja gjendet në të «zgjuarat» dhe «elegante» neuronet e zorrëve, që kontrollojnë sistemin e zorrës së trashë dhe e cila ndikohet në veçanti nga një orë të brendshme qarkore biologjike ditore ( me një fjalë një orë e brendshme që na zgjon kur del dielli dhe na përgjumë kur ka errësirë). Gjithashtu, fshikëza e urinës, e cila funksionon si një depozitë për rrjedhje të vazhdueshme për urinën, e cila grumbullohet në veshka, mund të tendosen deri në një pikë të caktuar. Normalisht, një njeri i zakonshëm mund të flejë nga 6 deri në 8 orë pa ju dashur që të urinojë, por në sëmundje të veçanta ose kur dikush ka konsumuar shumë lëngje, pra të

Aroma e sqetullave
Aroma e sqetullave

zgjohesh në mes të natës dhe të veshë ne tualet është mese normale.

Përse era e sqetullave është më e keqja nga çdo pjesë tjetër e

trupit tonë?

Trupi ynë ka dy lloj gjëndra djersitjeje. Dhe shumica e tyre, të cilët gjenden në duar dhe në këmbë, sekreton një lloj lëngu prej uji dhe kripe. Megjithatë, gjëndrat e sqetullave çlirojnë një lëng të yndyrshëm, një gjë shumë a dashur për   mikrobet. Domethënë, në praktik, bakteret «hanë» këtë lëng të yndyrshëm, që çlirohet nga këto gjëndra. Pra, realisht nuk është djersa ajo që bie erë e keqe.

Përse temperatura e dhomës e përkeqëson shijen e kafesë?

Në përgjithësi, temperatura ndikon në shije. Shkencëtarët në Belgjik vërtetuan se disa sensor të shijes janë më të ndjeshëm për disa lloj ushqimesh, të cilat pothuajse temperaturë të njëjtën ose pak më të lartë se ajo e dhomës. Kështu, kafeja e nxehtë ka gjasa që të duket pak më e hidhur (dhe në vazhdim të bëhet pak më e mirë) pasi sensorët e shijes nuk janë të ndjeshëm kur ushqimi është i nxehtë. Gjithashtu dhe aroma ka ndikimin e saj në shije, prandaj ka shumë mundësi që një kafe aromatike e nxehtë të ju lërë një shije të mrekullueshme.

Check Also

Fëmija thith gishtin

Fëmija thith gishtin; Pasojat që mund të ketë

Fëmija thith gishtin? A keni pyetur ndonjëherë veten se përse fëmijët thithin gishtin e madh? …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x