Burg me pishin dhe gatime zgare ne Greqi

Koridhalo pishina ne burgu
Koridhalo pishina ne burgu

Kemi dëgjuar që në ca burgje të shteteve nordike si Norvegjia, ke qejf të rrish në qeli se e ke si dhomë hoteli, me internet, TV plot me kanale dhe ushqim me meny. E të tilla burgje në Evropë dhe sidomos fqinjët tanë Greqia e Italia as që bëhet fjalë.
Por ja që ka dhe më mirë se kaq. Në burgun e sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi, sikundër shikoni edhe foton, kanë ndërtuar një pishinë, raporton noa.al. Ku të burgosurit shuajnë vapën duke u larë për shtatë palë qejfe.

 

 

 

 

Zbulimi është bërë nga mediat greke që e nxorën bujshëm titullin duke arritur ta ilustrojnë me foton që shihni. Reagimi nga qeveria greke, absurd: Nuk është pishinë për të burgosurit, por vaskë për të depozituar ujë. E megjithatë pakkush e beson pretendimin e qeverisë sepse në mjediset e jashtme të këtij burgu, u panë dhe barbekju ku të burgosurit pjekin mish në hell duke u zhytur dhe herë pas here në pishinë.

 

Burgu i Koridhalos në periferi të Athinës, është i mbipopulluar me të burgosur të rrezikshëm. ai është dhe burgu që ka pjesën më të madhe të shqiptarëve të arrestuar, dënuar, paraburgosur dhe të burgosur në Greqi. Burgu i Koridhalosit po ashtu është dhe më problematiku sa i përket arrative ku disa herë janë kryer largime të bujshme deri me helikopterë. Protagonistë kanë qenë shqiptarë dhe grekë.

Burimi:noa

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of