Cfare ere mbane hapsira?

Kozmonauti ne hapësirë

Çfarë ere mban hapësira është një pyetje që prej kohësh ka krijuar debate në komunitetet shkencore. 
Megjithatë, një astronaut që ka qëndruar për disa muaj në stacionin orbitor, i cili qëndron pezull në hapësirë si një bazë për eksplorimin e mëtejshëm të kozmosit nga njeriu, është në gjendje të japë një përgjigje.
Sipas tij, gjatë të gjithë kohës që ai ka qëndruar në hapësirë ka ndierë era mish dhe metal. Konkretisht, ai përshkroi erën e një bifteku dhe të një metali të mbinxehur, kur u pyet rreth kësaj.

Cfare ere mbane hapsira?

Tony Antonelli, austronauti në fjalë deklaroi se “era e hapësirës është një erë që çdokush e ka provuar në tokë. Vjen era mish dhe metal”, tha ai.
Nga ana e tij, Thomas Jones, një astronaut që ka qenë tre herë në hapësirë, shtoi se “mban mend që era ishte veçanërisht shpuese, e ngjashme me erën e squfurit”.
Aktualisht, NASA është duke punuar për të përcaktuar se cila është era që mban hapësira, por ndërsa pretendimi për erën e mishit është i çuditshëm, ajo e metalit, duke parë përbërjen e kozmosit, ishte e parashikueshme që më parë.

Burimi:Top-Channel

Check Also

Vendi me laven vullkanike me te madhe ne bote

  Mbajtësi i lavës vullkanike në Nyiragongo ka një gjerësi prej 2 kilometrash dhe mbanë …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x