E zhdep ne dru se i vodhi iPhone SHBA

sherr per iPhoneiPhone bëhet çështje sherri në USA. Më 28 dhjetor gjatë një koncerti Kenneth Sxhmidgall iu vodh telefoni i tij model iPhone. Pasi provoj disa here radhazi duke telefonuar numrin e tij, por më kotë pasi personi që e kishte “gjetur iPhone tani” e kishte hequr SIM Card. Kështu 26vjeçari punëtorë nga Kalifornia vendosi të merrte ligjin vetë në dorë duke kërkuar telefonin dhe ta merrte sërishtë prapa. Kështu bashkë me shokun e vetë Greg Torkelson përdorën një lloj aplikacioni, apps, që quhet «Find My iPhone» (Gjejë iPhone tim). Ky aplikacion duke përdorur GPS jep mundësinë përdoruesit për të gjetur përafërsisht vendndodhjen e telefonit.

Dy shokët kaluan orë përpjekjesh për të identifikuar vendndodhjen e aparatit. Aplikacioni i drejtoj tek një burrë me një biçikletë. “Pashë një zotëri me një biçikletë, iu vura ne ndjekje duke përdorur aplikacionin dhe sa herë që treguese stabilizohesh, tipi me biçikletë kishte ndaluar”- tha Kenneth Sxhmidgall. Djemtë e ndoqën hajdutin duke e filmuar ngjarjen. Edhe pse e humbën tre herë, arritën që ta kapnin në një bregdet. Në videon që qarkullon në internet, duket që Kenneth Sxhmidgall ndeshet me personin me mënyrë të dhunshme. Sipas përshkrimit të tij, hajduti e goditi në fytyrë me një gur.

Përleshja zgjati rreth 18 minuta.

Lexo artikullin e plot iPhone behet ceshtje sherri

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of