Gruaja që shikon çdo gjë mbrapsht

Gruaja që shikon çdo gjë mbrapsht
Guraja qe shikon mbrapsht

Gruaja që shikon çdo gjë mbrapsht Një tjetër fenomen në Mos e Beso Po Deshe e zë vendin Bojana Danilovic një grua 28 vjeçare nga Serbia që vuan nga një «gjendej» e çuditshme që i ka lënë doktorët dhe shkencëtarët pa fjalë! Shikon dhe bën çdo gjë së prapthi. Specialistë nga Universiteti i Haruardit dhe nga Instituti Teknologjik i Massachusetts-it, të cilët ekzaminuan këtë grua deklaruan se  vuan nga një sëmundje e rrallë e trurit që quhet ‘fenomen i orientimit vendorë‘. Me fjalë të thjeshta kjo do të thotë se sytë e saj i shikojnë gjërat me mënyrën e duhur, por për ndonjë arsye të pa njohur truri i saj i ndërron pozicionin!

Gruaja që shikon çdo gjë mbrapsht

Bojana është rasti i vetëm në botë. Të gjitha gjërat në jetën e saj ishin… së prapthi, madje edhe hapat e saj të parë që bërë ishin së prapthi. E ëma u mundua që ta mësonte se si të ecte si gjithë fëmijët e tjerë dhe për këtë gjë iu desh shumë kohë dhe mund për t’ia arritur. Dhe kjo ishte vetëm fillimi i një jete të pa zakontë. Dhe gjërat e çuditshme vazhduan për Bojan kur filloi që të shkruante. Fillonte nga cepi i djathtë poshtë dhe mbaronte në pjesën lart majtas. Të gjithë mundoheshin më kotë për ta mësuar… në mënyrën e duhur. Kur mbaroi shkollën filloi punë në Bashki, ku kolegët e saj çuditeshin kur ajo kthente përmbysë ekranin e kompjuterit dhe tastierën që të… shihte më mirë!


Në shtëpi shikon së prapthi televizorin, përdorë mbrapshtë telefonin celular, e të njëjtën gjë bënë kur do të lexojë gazetat, revistat ose ndonjë libër. Gjendja e saj tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve Amerikanë para disa vitesh, të cilët e morën për ekzaminim por ende nuk kanë arritur që të zbulojnë ndonjë  arsye. Por ajo gjithsesi është mësuar me këtë mënyrë jetese… me gjithë se është mërzitur duke dëgjuar vazhdimisht shprehjen ‘ Zonjë, e keni gazetën mbrapshtë!

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x