Hidhen poshtë 10 mite për gjumin dhe 10 fakte per gjumin

Hidhen-poshte-10-mite-per-gjumin-dhe-10-fakte-per-gjuminHidhen poshtë 10 mite për gjumin dhe 10 fakte per gjumin Gjumi ka qenë i lidhur në kohë me mite dhe keqkuptime të ndryshme që janë larg nga realiteti. E para dhe kryesorja është ajo me 8 orarëshin deri tek relaksimi dhe përgjumja që sjell televizori. Pra që të mos mashtroheni nga të tjerët këtu në Mos e Beso Po Deshe do ju sjellim 10 fakte për gjumin që hedhin poshtë 10 mite që janë përhapur në lidhje me gjumin. 

Hidhen poshtë 10 mite për gjumin dhe 10 fakte per gjumin

8 orë gjumë për të gjithë!

«Disave ju nevojitet më shumë orë gjumë kurse disave ju nevojitet më pakë se 8 orë», sqaron profesori i Universitetit të Xhoarxhias, Michael Deker. Në plotësohen nevoja për gjumë, zakonisht duhet të kaloi 15 minuta para që dikush të flejë. Megjithatë ata që ndihen rehat me vetëm 6 orë gjumë çdo natë mbase përballojnë probleme kronike. Sipas studimeve zakonisht kjo rritë rrezikshmërinë për hemorragji cerebrale dhe diabet.

Plotëso gjumin e humbur në fundjavë

Sipas studiuesve, gjumi vështirë se mund të plotësohet në fundjavë dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se personi beson se pasi plotëson orët e humbura atëherë nuk ka problem për mungesën e gjumit të përditshëm.

Nëse nuk mund të flesh… shtrihu

Sipas ekspertëve kjo rritë nervozizmin dhe kështu kjo e bënë më të vështirë që dikush të flejë thjeshtë duke e pritur gjumin që t’i “trokas në derë”. Këshilla që jepet në raste të tilla është që personi të ngrihet nga krevati dhe të bëjë diçka tjetër për tu qetësuar.

Televizori qetëson

Kur dikush shikon televizorin nuk qetësohet dhe as relaksohet pasi organizmi gjendet në vigjilencë. Gjithashtu, drita blu e ekranit e gënjen trurin dhe detyron të besoj se duhet të jetë vigjilentë. Leximi i një libri, por jo shumë emocionues, ndihmon për të fjetur gjumë.

Gërhitja është i bezdisshëm por i padëmshëm. 

Jo vetëm që është acarues për bashkëshortin/ten por mbi të gjitha gërhitja është e rrezikshme për shëndetin pasi sa vjen edhe bëhet edhe më e vështirë furnizimi me oksigjen i organizmit. Dhe përveç këtyre gërhitja lidhet me rritjen e rrezikshmërisë për sëmundjet e zëmrës.

Alkooli të përgjumë

Mund të ndihmojë në relaksim, por është shumë negative për cilësinë e gjumit. Gjithashtu ata që pinë kanë me shumë mundësi që të zgjohen natës duke e pasur të vështirë që të ri flenë.

Një kafe pasdite nuk të bënë dëm

Kafeina ka një jetë gjatësi në organizëm, që do të thotë që mund të jetë në gjak edhe nëse kanë kaluar 12 orë nga pirja e saj. Akoma edhe një kafe pas mesditës mund të ketë ndikim negativë tek personat që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës. Këtu përjashtohen personat të cilët nuk e kanë problem kafeinën ( këtë e kam nga përvoja personale).

Dhoma e gjumit duhet të jetë e nxehtë

Ambienti i freskët dhe jo një vapë mbytëse në një dhomë ndihmon për një gjumë të mirë. Për faktin se temperatura e trupit ndryshon para gjumit, çfarëdo lloj gjëje që mund ta rrisë do të na vështirësoi që të flemë.

Gjumi i drekës krijon probleme

Nëse bëhet në kohën e duhur dhe në sasinë e duhur është rezultativ. Nuk duhet bërë afër mbrëmjes çlodhja dhe duhet të jetë rreth 30′ ose edhe më pak (nëse nuk e keni problem mund të flini edhe pak më gjatë, përvoje personale).

Ushtrimet gjimnastike natën na mbanë zgjuar

Në mbrëmje gjimnazisti duhet të bëjë një program nuk është shumë i lodhshëm. Dhe gjithashtu duhet t’i japë vetes kohë që të rimëkëmbet para se të shtrihet për të fjetur.

 

Pra këto ishin 10 mite për gjumin, por gjithsesi këto janë thjeshtë statistika dhe rezultate të disa studime të bërë nga persona të ndryshëm. Megjithëse studimet janë bazuar në grup mosha të ndryshme duhet të kuptojmë një fakt që kemi organizëm të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe për këtë arsye edhe rezultatet e studimeve nuk janë 100% por bazohen në përqindjen më të madhe të të pranishmëve. Kurse ju vetë studioni veten tuaj duke bërë testime të ndryshme dhe mos u bazoni vetëm në një rezulat pasi edhe organizmi juaj mund të ndryshojë nga dita në ditë. /sq.siteluka.com

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x