Interstellar (2014) Filmi

Interstellar 2014 FilmiInterstellar është film fantastikoshkencorë  prodhimit i vitit 2014 me regji të Christopher Nolan dhe ofrohet nga fimstudio Paramount Pictures dhe Warner Bros. Pictures. Në grupin e eksploruesve rolin e pilotit e ka aktori i vlerësuar me çmimin Oskar  Matthew McConaughey kupton se dashuria është e vetmja gjë që e tejkalon kohën dhe vendin, kur lë pas dy fëmijët e tij për të udhëhequr misionin për shpëtimin e njerëzimit. Gjithashtu në rolet kryesore janë edhe aktorët Anne Hathaway, Jessica Chastain, Bill Irwin, Ellen Burstyn dhe Michael Caine.

 

 

Interstellar (2014) Filmi

Përmbajta:

Në një të ardhme ku ambienti është shkatërruar dhe ushqimi është bërë gjithnjë edhe më i rrallë, e vetmja shpresë për njerëzimin është një udhëtim jashtë galaktikës sonë. Një grup eksploruesish marrin përsipër misionin më të rëndësishëm dhe heroik të historisë njerëzore: të udhëtojnë, ndërmjet një porte që të çon në kohë, përtej kufizimeve fizike, për të zbuluar nëse njerëzimi ka të ardhme ndërmjet yjeve.

Prodhimi i ri kinematografik i regjisorit Christopher Nolan bazohet në teorinë e njohur shkencore të  fizikanit, Kip Thorne, i cili është dhe bashkëmenaxher i filmit. I xhiruar vetëm në film, i shumëprituri Interstellar përshkruan në histori emocionuese të luftës së përhershme të racës njerëzore për të gjetur vendin e tij univers. 

Filmi zgjat 169 minuta ku pothuajse gjatë gjithë kohës të mbanë të fiksuar se para ekranit për atë çfarë mund të ndodh në momentet në vazhdim. Filmi Interstellar 2014 është vlerësuar si një nga filmat më të arrirë për vitin 2014 dhe kjo mund të pritej pasi për realizimin e filmit janë dashur plot 165 milion dollarë amerikan. Sipas faqes së njohur imdb filmi është vlerësuar 8.9/10 nga 355,077 persona të ndryshëm. Filmin  Interstellar 2014 mund ta votoni edhe ju nëse keni dëshirë.

 

Vleresimi per filmin Interstellar 2014
  • Skenari
  • Interpretimet
  • Dialoget
  • Dhuna
4.5

Summary

Ky është vlerësimi përgjithshëm për filmin Interstellar 2014.

Sending
User Review
0 (0 votes)

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of