Masaker ne nje shkolle fillore ne Shtetet e Bashkuara te Amerike

Të paktën 27 persona mbetën të vrarë, ndër të cilët 18 fëmijë, pasi të paktën një person i armatosur hapi zjarr me breshëri në një shkollë fillorë në shtetin e Konektikatit.
Sipas mediave amerikane, është konfirmuar edhe vdekja e disa mësuesve, në “Sandy Hook Elementary School”, në Njutaun.

Fot nga interneti
Fot nga interneti

“Associated Press” lajmëroi se njëri prej agresorëve u eliminua prej forcave policore, por raportimet kontradiktore të medieve bëjnë të paqartë nëse sulmi u realizua prej një apo dy personash të armatosur.
Burime te pakonfirmuara thonë se ekzekutori i vrare ishte prind i njërit prej fëmijëve te shkollës. Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore. Përveç të vdekurve, janë regjistruar edhe një numër i paqartë personash të plagosur, tre prej të cilëve raportohet në gjendje kritike nga “CNN”. Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u qëlluan. Burime të tjera thonë se të shtënat ndodhën brenda një klase. Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Danell Malloy, është në këtë momente në një konferencë për shtyp, duke komunikuar më shumë të dhëna mbi këtë tragjedi.

Burimi: Top-Channel

Check Also

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Vitet e fundit nga Shqipëria po largohen shumë të rinj, por keni menduar se cilat …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x