Metode e re për humbjen e peshës pa mundim!

Diete per humbe pesha
Diete per humbe pesha

Dietat shumë të mundimshme, djersitja në palestër, heqja e dhjamit, ndërhyrje kirurgjikale në stomak deri në vendosjen e ‘unazës’  dhe kaq e kaq shumë metoda të tjera që përdorin persona që vuajnë nga mbipesha, e sidomos gratë, me dëshirën për tu dobësuar. Por ka shumë gjasa që në të ardhmen të gjitha këto metoda të jenë kota, pasi në mos e beso po deshe  do t’iu tregojmë një që me sa duket do të jetë më rezultateve. Pse? Një studim i ri nga shkencëtarët i bërë kohët e fundit duket se po i hapë rrugën një metode të re, dhe me sa duket është një metodë vërtet e pazakontë.

Metode e re për humbjen e peshës pa mundim!

Një ngatërrim i qëllimshëm i disa mikrobeve që jetojnë në zorrë, duket së është i mjaftueshëm për të bërë dikë që të humbasë kilet, e madje shumë shpejtë. Si fillim, eksperimentuesit vërtetuan ndryshimin drastik të mikrobeve në zorrët e minjve, më për atyre u ishte kryer një ndërhyrje «bajpas»  në stomak, gjë e cila kishte ulur peshën e atyre kafshëve eksperimentale përafërsisht 30%. Në vazhdim, këto mikrobe të ndryshme u vendosën në zorrët e një grupi minjsh steril, par që nuk kishin mikrobe të tjera më parë në zorrët e tyre, dhe kjo vendosje drejtojë në tretjen e shpejtë të dhjamit dhe rënien të peshës. Dhe ndryshimi ishte aq i shpjet sa brenda dy javëve të kafshë eksperimentale bumbën gati 5% të peshës së tyre, dhe kjo pa bërë as një lloj ndryshimi në ushqyerjen e tyre. Fakti i humbjes së peshës tregon qartë se ishte si rezultat i këtyre baktereve.

Midis të tjerash, eksperimenti tregon se humbja e peshës pas një ndërhyrje në stomak që bëhet tek njerëzit, duke zvogëluar madhësinë e stomakut të tyre. Pjesërisht nuk është shkaktare vetë ndërhyrja, por ndryshimi i vazhdueshëm në rritje i numrit të mikrobeve, që ndodh në zorrë pas operacionit. Ndryshimet në të ashtuquajturën «mikrobiomë» të zorrës, dmth. në ekosistemin që kanë krijuar ‘kolonitë’ e mikroorganizmave, janë të mjaftueshme të për të shkaktuar humbjen e peshës. Shkencëtarët amerikanë pranuan faktin se nuk e njohin ende mekanizmin që lidh mikrobet me humbjen e kilogramëve.

Metode e re për humbjen e peshës pa mundim!

Hapi tjetër, ashtu si pranuan vetë ata, është që të mësojnë se si funksionojnë këtë mikrobe për të humbur peshën e trupit, kur shtohet numri i tyre për shkak të ndërhyrjes. Gjithashtu, sipas Li Kaban, duhet të vërtetohet se deri në sa përqindje e peshës mund të humbet më këtë metodë, pa u dashur një ndërhyrje kirurgjikale në zorrë.
«Mundësi për të arritur këtë gjë pa ndërhyrje, do të na japë krejtësisht një metodë të re për të përballuar këtë problem seriozë të shëndoshjes, sidomos për ata pacientë që nuk duan ose nuk munden që të bëjnë një operim». Por, sipas shkencëtarëve, do të nevojiten vite derisa sa kjo metodë të përdoret dhe tek njerëzit.

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x