Minions 2015 filmi!

minions-movie 2015Minions 2015 filmi! Minions është një film prodhim amerikan i animuar. Siç e prisnim nga disa kohë më në fund edhe Minios nxorën filmin e tyre. Këtë vit prodhimi i kompanisë Illumination Entertainment në bashkëpunim me Universal Pictures nxorën filmin Minions. Por kush janë Minions? Dhe çfarë do thotë Minions?

Minions 2015 filmi!

Faktikisht Minons u bënë të njohur nga filmi Despicable Me 1 në vitin 2010 dhe Despicable Me në vitin 2013, ku tani pritet të dalë në qarkullim edhe Despicable Me 3. Pas suksesit të dy filmave të parë, ku Minions u admiruan nga publiku, kompania e prodhimit Illumination Entertainment shpejt bëri plane dhe hodhi në treg filmin personal të Minions. Minions faktikisht vjen nga një fjalë frëngjisht që do të thotë i vogël por që ka edhe kuptimin i lezetshëm dhe jo më kotë pasi me batutat e tyre që shpesh herë janë edhe pa fjalë ose në një gjuhë të pa kuptueshme të bëjnë vërtet për të qeshur si të vegjëlit por edhe të mëdhenjtë.

Përshkrimi i filmit Minions 2015 :

Filmi Minions 2015 e fillon historinë e tyre që nga krijimi i jetës në oqeane. Duke kaluar vitet dhe jeta fillonte të lulëzonte edhe në tokë, Minions dolën në tokë të thatë. Por Minions ishin krijuar me një dëshirë për të pasur një pronar dhe kështu filluan në kërkim të një pronari. Por e kishin shumë të vështirë për të gjetur një pronar të përshtatshëm. Fillimisht filluan nga kafshët por nuk arritën që të gjenin një të duhurin. Kur filloj jeta njerëzore e drejtuan vëmendjen e tyre që të gjenin një pronar njeri por ishte e pa mundur për krijesat Minions. Kështu ata u ngujuan në një shpellë, por vit pas viti dhe shekull pas shekulli jeta ne shpellë iu bë e mërzitshme.

Kështu, pas një farë kohe Minions me emrin Keven i erdhi një ide brilante. Vendosi që të dilte na shpella dhe të kërkonte për një pronar ideal. Ai i mblodhi të gjithë Minionsat dhe iu beta se nuk do të kthehej në shpellë derisa të gjente një pronar. Por i nevojitej ndihmë që kështu kërkoi bashkëpunëtor. Skuadra u bë nga tre anëtarë, nga Bobi, nga Stjuart dhe nga Keven. Kështu skuadra u nis në kërkim të pronarit. Gjatë udhëtimit Minions hasin shumë aventura.

Dy fjalë për filmin:

Minions e beri fillimisht premierën e tij më 1 Qershor 2015 në Leicester Square të Londrës dhe hyri në Amerikë më 10 Korrik 2015. Filmi nga disa kritikues është pritur shumë mirë pasi futet në kategorin e filmave komedi, kurse nga disa të tjerë nuk është pritur edhe aq mirë. Gjithsesi Minions deri tani ka arkëtuar rreth 1.1 miliardë dollarë në të gjithë botën dhe e futur në 10 filmat më fitimprurës të të gjitha kohërave dhe 2 ndër filmat e animuar.

Filmi është me gjatësi 91 minuta. Dhe pothuajse gjatë gjithë kohës të mbanë të fiksuar me batutat e tyre. Për sa i përket filmit Minions 2015 të dubluar në shqip nuk ka ndonjë informacion konkretë gjithashtu nuk ka as ndonjë informacion se kur mund të shfaqet filmi Minons 2015 në kinematë shqiptare. Më poshtë është edhe një vlerësim nga Site Luka Shqip, por gjithsesi votimi është i hapur dhe ju mund ta votoni dhe të lini komentin tuaj sesa ju ka pëlqyer filmi Minions 2015. /sq.SiteLuka.Com

Leave a Reply

2 Comments on "Minions 2015 filmi!"

Notify of
avatar
Sort by:   newest | oldest | most voted
wpDiscuz