Nipi 28 vjeçar vret gjyshen dhe e flak në plehra! (Skandal)

Nipi 28 vjeacri qe varu gjyshen
Nipi 28 vjeacri qe varu gjyshen

Ndoshta është një nga krimet më të shëmtuara që është shkruar në një fletore  policie. Një 28 vjeçar, në të aguar të 21 gushtit, vajti tek shtëpia e gjyshes së vetë në Patisia, të Greqisë, për t’i kërkuar para. Por ajo e refuzojë dhe kjo gjë e çojë në një fund tragjike. Brenda pak minutash u gjend e paketuar nga vetë gjaku i saj dhe e hedhur në një kosh plehrash në Rafina, Greqi.

Ishte, sipas burimeve policore, kritike për mënyrën e jetesës që bënte ai. Kishte braktisur bashkëshorten e vet me një bebe, as një vjeç, dhe bashkëjetonte me një tjetër me tre fëmijë.

E vrau me thikë duke e prerë në fyt dhe u largua nga shtëpia e 84 vjeçares, pasi e çoi kufomën në banjë. Në të gdhirë të ditës tjetër, u kthye në ndërtesë dhe pasi e preu me thikë dhe sharrë trupin, e vendosi në një qeskë mbeturinash dhe e transportoi me makinën e vetë, në fillim në shtëpi dhe po atë mbrëmje në koshin e plehrave ku edhe u gjend në Rafina, Greqi.

Për të ngatërruar policët, 28 vjeçari e bëri rrëmujë shtëpinë e gjyshes së tij që të dukej sikur e kishin grabitur. Mori sendet kozmetike, disa prej të cilave i shiti në disa dyqane të zonës.

Kërkimi i mamasë nga e bija bëri që të dyshohej për nipin. Faktikisht vrasësi kishte bërë ç’të ishte e mundur për të çorientuar organet policore. Por nuk ishte mendar këto: që mamaja do të kërkonte gjyshen e tij dhe se autoritete do ta vërtetonin me lehtësi pasi vendi që hodhi kufomën gjendej shumë afër me shtëpinë e tij.

Më 14 shtator, pra të premten e kaluar, çupa e 84 vjeçares e kërkojë, por nuk mund ta gjente. Vajti tek shtëpia e saj dhe e gjeti të kthyer përmbysë. Atëherë vajti për të njoftuar policinë. Policët filluan menjëherë kërkimet duke filluar nga rrethi i ngushtë familjar i 84 vjeçares. Morën shenjat e gishtërinjve nga shtëpia dhe ato ishin të njëjta me ato që ishin në koshin e plehrave në Rafina.


I përkitnin nipit 28 vjeçar. Vërtetuan gjithashtu se nipi banonte vetëm 2 kilometra larg vendit që u gjend kufoma. Kështu, u shoqërua për në rajonin e policisë të shtunën në mbrëmje. Ishte punë minutash për të kuptuar se ai ishte autori i krimit. Në shtëpinë e tij u gjendën stoli kozmetike të ndryshme, një sëpatë dhe pesë thika, gjithashtu edhe një çifte gjahu që e mbante pa lejë.

 

Check Also

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Vitet e fundit nga Shqipëria po largohen shumë të rinj, por keni menduar se cilat …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x