Pastë dhëmbësh e përbërë nga çokollata

Pasta e dhembve me cokollate
Pasta e dhembve me cokollate

Një zbulim i ri mjekësia vjen për të kthyer përmbys gjithçka që dimë për dhëmbët e higjienik! Dhe kësaj mund ti themi mos e beso po deshe, por armiku më madh i dhëmbëve, çokollata kaq e dëshiruar, bëhet bashkëpunëtori më i mirë për mirëmbajtjen e dhëmbëve. Fluori, i cili është dhe substanca bazë e pastës së dhëmbëve për më tepër se 100 vjet zëvendësohet tani me … çokollatën!!!!

Para se të mendoni nëse e kemi seriozisht apo jo këtu në Mos e Beso po Deshe, shikoni se çfarë ka zbuluar një kompani në Luiziana në SHBA, e cila prodhon një  pastë dhëmbësh pa fluorin. Pasta e re dhëmbëve quhet “Theodent” dhe sipas kompanisë , pasta e dhëmbëve rigjallëron sipërfaqen e dhëmbëve duke përdorur një substancë nga përfituar nga çokollata. Po nga vetë kjo çokollatë që shkatërron dhëmbët tanë, vërtet kuriozitet interesant apo jo?

pasta e dhembeve Theodent
pasta e dhembeve Theodent

Me sa duket, ky ekstrakt i kakaos është më efikas nga fluori në luftimin dhe parandalimit karies dhe gjithashtu forcon smaltin e dhëmbëve, duke i bërë më pak to ndjeshëm ndajë prishjes.

Shkencëtarët e specializuar për këtë gjë pohojnë se ekstrakti i kakaos, i njohur si Rennou, do ta zëvendësoj plotësisht fluorin si lënda bazë për të gjitha pastat e dhëmbëve. Pasta dhëmbëve e zakonshme Thedonet ka shijen e mentës, kurse për fëmijët ka shijen e çokollatës!

Tani kur të keni ndërmend për të bërë një dhuratë personave tuaj të dashur, zgjidhja është: Një pastë dhëmbësh me përmbajte çokollate dhe dhëmbët e tyre do të jenë me të fortë dhe shëndetshëm*!

*ps, shkumën e dhëmbëve mund ta gëlltisin (shaka)

 

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x