Po shitet toke ne Hene

Njëqind shtetas të Turqisë deri tani kanë blerë tokë  në Hënë. Secili nga ta ka blerë nga katër dynymë në Hënë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë tokë  në Hënë. 

Po shitet toke ne Hene

Pasi agjencia “Out of Turkey Gifts” ia ofroi parcelën e parë një blerësi nga Turqia, tashti shumë qytetarë u blejnë të dashurve të tyre “toka” në Hënë.

Për katër dynymë në Hënë duhet paguar 99 lira turke (afro 25 euro), kurse për Turqinë limiti është 100 blerës për çdo muaj.

Secilit blerës i dorëzohet dokumentacioni përkatës që përbëhet nga: parcela kadastrale, plani i ngastrës, harta e Hënës me koordinatat e vizatuara të ngastrës së blerë, si dhe vërtetimi që garanton se në të ardhmen pronari i ngastrës ka të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të gjetjeve në “pjesën e tij të Hënës”, siç janë xehet, mineralet apo gurët e çmuar.

Ndër personalitetet e njohura të botës, tashmë kanë blerë troje në Hënë Paris Hilton, Jennifer Lopez, Sharon Stone, Tom Cruise, Kim Bassinger,kurse që prej dy vjetësh një parcelë të madhe me vlerë 5 milionë dollarë e ka blerë edhe miliarderi rus Roman Abramovic, i njohur edhe si pronar i klubit londinez Chelsea. Edhe ish presidenti amerikan, George Bush është njëri nga pronarët e njohur të parcelave në Hënë.

Si transmeton gazeta Dnevni Avaz, deri tash parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.

Burimi:ar.ku/BalkanWeb

Check Also

Vendi me laven vullkanike me te madhe ne bote

  Mbajtësi i lavës vullkanike në Nyiragongo ka një gjerësi prej 2 kilometrash dhe mbanë …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x