Populli që nuk ka nevojë të ketë polici

Nje popull pa polici
Nje popull pa polici

Aty ku Forcat e Rendit nuk kanë vend! Ju tingëllon pak e çuditshme apo jo? Por është e vërtet. Është një grup njerëzish, ndonëse ata e quajnë vetën një komb dhe për këtë kanë mese të drejtë pasi njihen me një emër anembanë botës, që në çdo vend që janë ata nuk është e nevojshme që të jenë të pranishme dhe Forcat e Policisë. Po flasim për Dëshmitarët e Jehovait. Ky artikull nuk ka të bëjë me çfarë mendojmë ne të Mos e Beso po Deshe për këtë grup, por çfarë flasin faktet.

Pak histori për Dëshmitarët e Jehovait. Ndonëse ka disa fakte që Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri kanë ekzistuar  që para luftës së dytë botërore, ata janë njohur zyrtarisht në vitin 1992 në Shqipëri. Janë një popull që nuk i bije më qafë njeriut për as gjë. Megjithëse ky popull është sulmuar shumë, ndonëse pa arsye, ajo që bëri më shumë bujë ishte rreth vitit 2005 nga mediat dhe me në krye Top-Channel. Por gjithsesi ata e kaluan pa shumë zhurmë, megjithëse në disa zona dhe u dhunuan nga persona të keq informuar. Por  për më tepër njihini nga afër nëse rastis të takoni ndonjë prej tyre, gjë që ka shumë gjasa të ndodhë së shpejti, ose po nuk duruat hidhini një sy faqes zyrtare  http://jw.org/sq.


Por si e kam referuar ky është një popull që nuk ka nevojë për policinë. Dhe sikur njerëzit në të gjithë botën të ishin të tillë nuk do të kishim nevojë për çelësa dhe kyçe, pasi për veç vdekjes dhe disa sëmundje të renda (pasi shumica e sëmundjeve shkaktohen nga vetë njeriu) nuk do të kishim as një armik që të na bënte keq.  Por le të kthehemi përsëri tek tema, më datë 4 Maj Dëshmitarët e Jehovait do të organizojnë një mbledhje për rreth 2 orë ku do të jenë të pranishëm persona nga e gjithë Shqipëri. Mbledhja do të mbahet tek ish stadiumi Dinamo ose si njihet ndryshe Selman Stërmasi. Programi do të fillojë në orën 13:45 dhe do të zgjas rreth 2 orë. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë rreth 5 mijë Dëshmitarë të Jehovait dhe ajo që ne na lë të habitur është se nuk do të jetë e nevojshme që të jetë i pranishëm as një policë. Po se besove eja aty dhe njihu me popullin te i cili forcat e rendit ngelen pa punë, nëse jo, lexo këtë artikull dhe Mos e Beso po Deshe.

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x