Pse vezullojne yjet?

Stars galaxy
Imazh nga: kinooze

Besoj se të gjithëve na ka rastisur që në një natë të kthjelltë të ngremë sytë dhe të vështrojmë yjet. Është vërtet diçka shumë e bukur dhe kemi mësuar se miliarda e miliarda yje duan miliarda e miliard vjet që drita e tyre te behet e dukshme në tokë. Por gjithsesi e dimë se yjet janë si furra gjigante, në brendësi të të cilave ndodhin reaksione bërthamore që çlirojnë sasi të pallogaritshme energjie. Kjo energji zhvendoset në shtresat e jashtme të yllit dhe nga aty rrezatohet në hapësirë, kryesisht në formën e dritës së dukshme dhe të rrezeve infra të kuqe. Mbase ju duket e habitshme, por yjet më të nxehtë janë ata blu, kurse më të ftohtët janë ata të kuq. Por pyetja është se përse vezullojnë yjet?

Yjet vezullojnë ose duken sikur ndryshojnë paksa shkëlqimin dhe vendndodhjen për shkak të turbullimeve në atmosferën e tokës.
Le ta ilustrojmë me një shembull:
Përfytyroni dritëza të vockla në fund të një pishine. Si duken dritat kur uji valëzon? Ato vezullojnë, njësoj si yjet. Kurse dritat më të mëdha ndikohen më pak. Planetët janë si këto drita më të mëdha, jo sepse janë më të mëdhenj sesa yjet, por sepse janë shumë më afër tokës ndaj duken më të mëdhenj.

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of