Rally Dakar perlyet me gjak

Rally DakarEdhe për një vit, Raly Dakar përlyet me gjak, pasi dy njerëz humbën jetën në kuadër të këtyre 6-të ditve. Bëhet fjalë për një shofer dhe një pasagjer taksie, të cilët u vranë pas një përplasje me një mjet ndihmës të Rally Dakar. Organizatorët deklaruan gjithashtu se edhe 7 persona të tjerë ngelën të plagosur dhe u transportuan në spital për t’ju dhënë ndihma e parë.

Ku është për tu përmendur se një javë më parë motoçiklisti francez Tomas Burzen pati një vdekje tragjike, duke e çuar në tere numrin e viktimave për këtë sezon. Motoçiklisti Francez drejtonte motoçikletën kur është përplasur më një makinë policie e cila ishte në drejtim të kundërt. Kurse organizatorët kërkuan që të hetohej kjo çështje, por gjithsesi duket që Rally Dakar ka probleme serioze këtë vit.

 

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of