Real Madrit vs Getafe

E pabesueshme ajo që ndodh në “Coliseum” të Getafes me vendasit që shokojnë Real Madridin e yjeve. “Merengues” nuk arrin të dhurojë atë që vitin e kaluar është mësuar të bënte, lojë bindëse dhe gola madje e pëson rëndë. E nisin mire djemtë e Mourinhos me një gol të Higuain por që në fakt është vetëm një iluzion sepse në pjesën e dytë vendasit shkëlqejnë duke përmbysur gjithçka me golat e Valera 53’, Barrada 75’. Portugezi Mourinho ndryshon shumë në pjesën e dytë por asgjë nuk e shman nga humbja që e lë ekipin e tij 5 pikë minus ndaj rivalëvë të Barçës që nga ana e tyre vuajtën por fituan 2-1 me Osasunan.

Barcelona e arrin me përmbysje fitoren e saj të dytë rradhazi në po kaq ndeshje në La Liga falë shpëtimtarit të saj ekselent, Leo Messi autor i të dy golave në fitoren 2-1 ndaj Osasunës në Pamplona. Në stadiumin Reino De Navarra sezonin e kaluar Barcelona e Guardiolës humbi 3-2 në një nga ato transferta që në fund i hapën rrugën drejt titullit Realit të Madridit. Edhe nën drejtimin e Vilanovës ndeshja përballë Osasunës nisi me vështirësi me katalanasit që shpërdoruan shumë sidomos me Iniestën deri sa pësuan golin e Jorente në minutën e 17 të pjesës së parë, nuk bëhet fjalë për sulmuesin e Bilbaos Fernando por për Joseban qendërsulmuesin e Osasunës që pas krosit të Lamah ndëshkoi Valdes me Jordi Alba që ishte në vonesë për mbulimin. U duk një dezha vy e vështirë për tu kapërdirë pasi dhe fillimi i pjesës së dytë nuk ishte i mirë për barcelkonë, aq sa Vilanova u nervozua në stol dhe arbitri e përjashtoi, por në minutën e 76 erdhi goli i barazimit 1-1.

Mynal protestoi për një pozicion jashtë loje të katalanasve të paakorduar nga arbitri dhe pa ti valëvitej në fyturë kartnin i kuq që e la Osasunën me dhjetë futbollisti. Ishte episodi që i ndërroi fytyrë ndeshjes dhe pesë minuta më pas do të paguanin dëmet, Jordi Alba gjeti Messin që shënon me saktësoi kirurgjikale, duke shënuar golin e tij të katërt në dy ndeshje të La Ligas për ta mbajtur skuadrën e tij me pikë të plota.

Burimi: SuperSport

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of