Sikur toka te mos kishte oksigjen vetem per 5 sekonda! (foto)

Sikur toka te mos kishte oksigjen vetem per 5 sekonda

Andwer Cote nga Universitet britanik Columbia në Kanada, Jeffrey Vidinson, inxhinier nga Teksasi dhe Kanan Sundar, inxhinieri i shkencave kompjuterike, i kanë dhënë përgjigje kësaj pyetjeje: Çfarë do të ndodhte nëse Toka mbetej 5 sekonda pa oksigjen?

Andwer Cote: Të gjithë njerëzit që do të gjendeshin në plazh, do të digjeshin nga dielli. Ozoni është oksigjen molekular dhe bllokon shumicën e rrezeve “UV”. Pa të, të gjithë do t’i nënshtroheshin dritës së diellit dhe do të digjeshin. Çdo motor me ndezje të brendshme do të bllokohej. Kjo do të thotë se, të gjithë avionët që do të fluturonin nga pista, do të rrëzoheshin, ndërsa ata që gjenden në ajër do të qëndronin pa lëvizur, e makinat në rrugë do të ndalonin.

Sikur toka te mos kishte oksigjen vetem per 5 sekondaÇdo pjesë e metalit të papërpunuar në atë moment do të ngjitej njëra me tjetrën, dhe ky është njëri nga efektet interesante sporadike, të mos ekzistencës së oksigjenit.

Arsyeja pse metali nuk ngitet me njëri –tjetrin gjendet te shtresa e oksidimit. Veshi i brendshëm i njeriut do të shpërthente. Do të humbnim rreth 21 për qind të presionit të ajrit dhe njerëzimi do të vuante nga humbja serioze e të dëgjuarit.

Jeffrey Vidinson: Çdo aeroplan e makinë do të mbetej pa fuqi dhe do të lëviznin nga pak për disa sekonda, e pastaj sërish do të ndiznin shumë lehtë motorët e vet. Zjarret do të fikeshin, por gazrat do të mbanin aq ngrohtësi, sa që do të ndizeshin sapo të kthehej oksigjeni.

Kur bëhet fjalë për frymëmarrjen, me siguri asgjë nuk do të vërenim. Trupi unë nuk mund të regjistrojë mungesën e oksigjenit, mundemi vetëm të detektojmë nivele të larta të dikosid-karboni.

Në të vërtetë, mungesa e oksigjenit për kaq kohë nuk do të ishte aq dramatike. Fenomeni që do të ndalte miliona makina do të ishte në qendër të vëmendjes, dhe kurrë nuk do të mund ta zbulonim shkakun e kësaj, ashtu që jeta me siguri do ta vazhdonte rrjedhën e vet.

Kanan Sundar: Shumë përgjigje në këtë pyetje do të fokusohej në gjërat që do të ndodhin në ata pesë sekonda, e megjithatë, pas kësaj, do të ndodhte shpërthimi i madh për shkak të oksidimit të të gjitha oqeaneve, dhe do të shndërroheshin në hidrogjen. Kjo do të thotë se për pesë sekonda në Tokë do të bëhej shumë ftohtë, e pastaj do të ndodhte shpërthimi i madh. Burimi: Shqkulli

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of