Solstici dimeror: Dita e pare e dimrit

Solstici dimeror Dita e pare e dimritSolstici dimeror: Dita e pare e dimrit. Me zbardhjen e  ditës së 21-të të Dhjetorit fillon dhe dita më e shkurtër e vitit, solsticin dimëror e nderon edhe Google me të famshmet Doodle-t e tij. Me agimin e solsticit dimëror fillon dhe dita me e vogël e vitit, me gjatësi rreth 9 orë e 11 minuta, ndërsa dielli ngrihet vetëm 25 gradë lart horizontit dhe ndriçon në mesditë me një fuqi 455 watt për metër katrorë.

Solstici i dimeror: Dita e pare e dimrit

Për të kuptuar ndryshimin le të krahasojmë solsticin veror, më 21 Korrik, e cila është dhe dita më e gjatë e vitit ku dita zgjat 15 orë e 10 minuta dhe dielli gjendet 72 gradë lart horizontit, emetimi rrezatim ka një fuqi 1.167 watt për metër katror gjatë mesditës. Këto të dhënë janë sipas matjeve që janë bërë nga studimet e fundit.

 

Megjithatë, në brendësi të çdo gjitari ekziston një «kompjuter» shumë i ndjeshëm që përcakton rrezatimin diellorë që arrin në tok. Kjo gjë shkakton një shumëllojshmëri reagimesh si, ndryshimin e kushteve të të ushqyerit, riprodhimin për mbijetesën shtazore, emigrimet në vende të tjera deri tek rënia në gjumin letargjik.

Bashkëveprimi i dritës dhe i errësirës udhëton brenda një rruge të ngushtë që fillon nga retina e syrit dhe e nervit optik, drejt hipotalamusi dhe dhomës së vogël pineale dhe rregullon prodhimin e hormonit melatonik nga gjendra pineale.

Pra, nga të dhëna që kanë dalë nga studimet e shumta është shumë e qartë që shumica e dukurive natyrore janë shumë të nevojshme jo vetëm për mbijetesën e gjallesave në planetin tok por edhe për një jetë sa më normale. Prandaj, kur shikojmë gjithë këto gjëra le të mundohemi që jo vetëm të jetojmë por edhe ta shijojmë jetën.

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of