Thatesire e pa pare ne shetet Amerikane

Thatesire e pa pare ne Amerike

Është për tu habitur por thatësira ka pushtuar edhe Amerikën.

Ja se çar shkruan një artikull i Zëri i Amerikës:

Zyrtarët amerikanë thonë se më tepër se gjysma e pjesës kontinentale të Shteteve të Bashkuara po përjeton një thatësirë, me shtrirjen më të madhe në 56 vjet.

Departamenti i Bujqësisë ka deklaruar gjendjen e fatkeqësisë natyrore në disa zona të 26 shteteve të vendit.

Metereologët parashikojnë se këtë javë nuk do të ketë shira dhe temperaturat përcëlluese do të kenë ulje të pa përfillshme në zonat me fusha të mbjella me misër e sojë në mbarë pjesën qendrore të vendit.

Misri, që në këtë kohë arrin një shtat njeriu, këtë vit arrin vetëm në gjysmën e lartësisë, ndërsa një pjesë e bimëve të sojës e ka ndaluar rritjen.

Vapa e madhe po ndikon edhe tek fermat blegtorale në pjesë të tjera të vendit, të cilat përdorin si ushqim për bagëtinë misrin dhe barin e thatë.

Check Also

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Vitet e fundit nga Shqipëria po largohen shumë të rinj, por keni menduar se cilat …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x