Undulatus Asperatus reja me e re e zbuluar

Undulatus Asperatus
Reja me e re Undulatus Asperatus

Undulatus Asperatus është reja më e re e zbuluar, me format e zgjatura e kreshtat e zbutura, ajo është e mrekullueshmja ‘undulatus asperatus‘, një lloj i ri reje i zbuluar së fundmi nga vëzhguesit amatorë të qiellit.
Shoqata britanike e vlerësimit të reve po lobon fort që formacioni të njihet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë në Gjeneve e të përfshihet në atlasin ndërkombëtar të reve.
I fundit i këtij lloji është prodhuar në 1975-n. Nëse përpjekjet e britanikëve do të rezultojnë të suksesshme, kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 1951 që një lloj i ri resh merr njohje zyrtare.

Undulatus Asperatus reja me e re e zbuluar

Ekspertët ende janë duke e studiuar ‘undulatus asperatus’, krijimi i të cilës i detyrohet erërave të fuqishme që i japin avujve formë valëzimesh.
Për herë të parë, “dallga e trazuar”, siç e quajnë ndryshe, është fotografuar në Ajoua të Shteteve të Bashkuara në 2006-n.
Që prej atëhere, formacioni kompleks është pikasur edhe në Francë, Norvegji, në Devon të Anglisë dhe në Skoci. Njerëzit janë gjithmomë e më të interesuar për retë.

Numri i të regjistruarve në shoqatën britanike të vlerësimit të tyre është rritur ndjeshëm, duke mbërritur në disa qindra që ishte disa vite më parë, në 31 mijë që shënohen aktualisht.

Check Also

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës!

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës! E keni lexuar lajmin për rrugët elektrike, tani …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x