Histori shkroi Voyager-1 e cila sipas burimeve kërkimore të SHBA-së tani ndodhet jashtë kufijve të sistemit tonë diellorë. Voyager-1 u lëshua në hapësirë më 1977 dhe misioni ishte që të studionte planetët e largët që ndodhen në sistemin tonë diellorë. Voyager-1 nuk ishte i vetëm në mision por disa javë më vonë u dërgua dhe binjaku i tij Voyager-2 që të vazhdonte udhëtimin.
Si për befasinë e shkencëtarëve të dyja anijet filluan të funksionon normalisht dhe të dërgonin të dhëna që nga fundi i sistemit tonë diellorë. Shkencëtarët nga Universiteti Shtetërorë i New Meksiko në një artikull të shkruar në «Geophysical Research Letters» pohojnë se Voyager-1 bëri udhëtimin historik duke e kaluar sistemin tonë diellore dhe doli në hapësirë.
Voyager-1 është krijimi i parë njerëzorë që arrin të udhëtoi kaq shumë larg. Në këto momente gjendet në largësinë rreth 18 miliard kilometra larg tokës ndërsa anija Voyager-2 e ndjek nga pas në largësinë rreth 3 miliard kilometra. Le ta sqarojmë pak më mirë për ta kuptuar, dielli jonë është larg tokës rreth 150 milion kilometra, kurse Voyager-1 e ka tejkaluar këtë distancë gati dhe 120 herë më shumë!
Megjithëse NASA nuk e ka pohuar akoma këtë deklaratë, është e sigurt që në ditët në vazhdim do të vërtetohet se Voyager-1 e kaloi sistemin tonë diellorë. Shkencëtarët gjithsesi presin me agoni që të marrin të dhëna nga anija eksploruese kur do të gjendet në hapësirën ndëryjore, të dhëna këto që besohet se do të jenë shumë të dobishme.
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…