Chirp teknologjia qe do ndryshoi boten e Smartphone

Chirp teknologjia qe ndryshon boten e Smartphone

chirp ndrzshimi i botes teknologjike
chirp ndrzshimi i botes teknologjike

I quajtur “Chirp”, aplikimi lëshon një cicërimë robotike prej dy sekondash, që paraprin nisjen e shkarkimit të të dhënave.
Softueri u zhvillua nga “Animal Systems”, një kompani e varur nga Kolegji Universitar i Londrës.
Për përdoruesit përdorimi do tëjetë falas, por të gjitha kompanitë e celularëve që do të shtojnë këtë aplikacion në listën e shërbimeve të tyre, do të duhet të paguajnë një kuotë. Aktualisht, përdoruesit e celularëve kanë kufizime në dërgimin e fotografive, linqeve në internet apo mesazheve të kufizuar me 140 karaktere.

 

 

 

 

 

Aplikime të tjera si “Android Beam”, “Bump”, “Datasync” apo “Dropbox” i lejon përdoruesit që të shkëmbejnë të dhëna nëpërmjet teknologjive si “bluetooth”, “wi-fi” apo linqe që depozitohen në memorien e përgjithshme të pajisjes.
Megjithatë, “Chirp” ka avantazhin që mund të dërgojë me shpejtësi të dhëna në disa celularë apo kompiutera të ndryshëm, pa pasur nevojë që të kenë një lidhje pa kabëll apo që pajisjet të jenë afër.
Nëse njëri prej përdoruesve të cilit i dërgohen të dhënat nuk është në linjë, atëherë në momentin që do të jetë i disponushëm do t’i lajmërohet që ka një material të dërguar nga “Chirp” dhe mund ta shkarkojë kur të dojë.

”Kjo është absolutisht unike”, deklaroi shefi ekzekutiv i firmës, Patrik Bergel, për “BBC”. “Ne kemi arritur të zgjidhim problemin e pasjes së smartphone apo pajisjeve të tjera afër, në mënyrë që të shkëmbehen të dhënat. Tashmë, transmetimi nuk do të varet nga largësia dhe njëkohësisht, një numër i caktuar pajisjesh mund të komunikojnë mes tyre në të njëjtin moment, duke përdorur vetëm zërin”.
Një aplikacion që do të shfrytëzojë tingujt e zërit, tingulli unik i “Chirp” do ta lejojë atë që të punojë me volum relativisht të ulët edhe në vendet më të zhurmshme, si pabe, diskoteka apo rrugë të mbipopulluara.

Rëndësia e aplikacionit është edhe më e madhe duke marrë parasysh se aim und të punojë edhe me sistemin e adresave publike apo transmetimeve në radio, duke pasur një fuqi të madhe potenciale për t’u shfrytëzuar nga kompanitë që duan të reklamojnë bizneset e tyre nëpërmjet nisjes së kuponëve, mesazheve apo videove të ndryshme.
Aktualisht, “Chirp” është një aplikim që funksionon vetëm për “iPhone”, ndërsa shumë shpejt, ai do të jetë i disponueshëm edhe në smartphone “Android”.

 

Burimi: Top-Channel

Check Also

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës!

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës! E keni lexuar lajmin për rrugët elektrike, tani …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x