Categories: SkandaleSport

Çiklisti i njohur amerikan Lance Armstrong pranoi se kishte përdorur doping

Çiklisti i njohur amerikan Lance Armstrong pranoi mbrëmë publikisht në televizion se kishte përdorur doping për të marrë shtatë herë titullin fitues të Turit të Francës nga viti 1999 deri më 2005. Armstrong, i cili i kishte shpëtuar kancerit, i tha intervistueses Oprah Winfrey se e gjithë historia e tij që shihej nga publiku si një mit i përsosmërisë, në të vërtetë ishte një gënjeshtër e madhe. 41-vjeçari Lance Armstrong, i cili për vite të tëra i kishte mohuar akuzat se merrte doping, i tha mbrëmë intervistueses Oprah Winfrey se nuk do ta kishte fituar shtatë herë titullin e Francës po të mos kishte përdorur substanca të ndaluara.

Lance Armstrong gjate interviste

Winfrey: Ke marrë ndonjëherë substanca të ndaluara për çiklizëm?
Armstrong: Po.
Winfrey: Mes tyre edhe substancën EPO?
Armstrong: Po.
Winfrey: Ke marrë doping me transfuzion?
Armstrong: Po.
Winfrey: Po substanca të tjera si testosteron apo kortizon?
Armstrong: Po.
Winfrey: Në 7 fitoret e Francës, a ke përdorur doping?
Armstrong: Po.
Winfrey: Do të kishe fituar dot 7 herë pa doping?
Armstrong: Mendoj se jo.

Klientët në një bar që panë intervistën patën reagime të ndryshme.

“E bëri siç duhej. E bëri me kujdes që të mos përmendte emra të tjerë. U tregua plotësisht i ndershëm. Nuk e fal veprimin e tij, por jam e kënaqur që më në fund e pranoi hapur,” thotë Virginia Allee.
“E pabesueshme që e mohoi për një kohë aq të gjatë. E ç’dobi ka që e pranoi kaq vonë?” u shpreh Sandy Carls.
Gjatë gjithë rrjedhës së hetimeve Armstrong e quante veten të pafajshëm, por më pas deklaroi se ishte lodhur duke luftuar dhe se nuk do t’i përgjigjej më akuzave për doping.
Lance Armstrongut iu hoqën 7 medaljet e Turit të Francës vitin e kaluar, kur agjencia amerikane e anti-dopingut njoftoi se kishte prova se çiklisti ishte përfshirë në një program të paligjshëm dopingu.
Armstrong tha se mbante përgjegjësi për skandalin, i cili pothuajse shkatërroi çiklizmin ndërkombëtar.
Ish-kampioni amerikan i çiklizmit i ka kërkuar falje personelit të organizatës së tij bamirëse për kancerin, për publicitetin negativ  shkaktuar nga akuzat se kishte përdorur drogë për shtimin e forcës sportive. Armstrong është themelues i Fondacionit Livestrong me qëndër në Austin të Teksasit.
Lance Armstrong u bë atlet i klasit botëror pasi kaloi një rast të rëndë kanceri në fillim të karrierës së tij, duke arritur shtatë fitore radhazi të garës raskapitëse, Turi i Francës.
Bashkë me titujt sportivë, ai humbi një numër të madh sponsorizimesh nga korporata të ndryshme. Kompania e veshjeve sportive, Nike, e hoqi Armstrongun si zëdhënës të saj “për shkak se e kishte mashtruar kompaninë për vite me rradhë”. Po ashtu, kompania e birrës Anheuser-Busch, krijuese e pijes energjike FRS dhe kompania Trek e prodhimit të biçikletave anuluan kontratat e tyre me Armstrongun.
Lance Armstrong është ndaluar të marrë pjesë në gara çiklizmi.

Burimi: Zeri Amerikes

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

4 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

4 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago