Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e shfaqur këtë fillim viti në Kinë. Por Cila është e vërteta e koronavirusi? 

Cila është e vërteta e koronavirusi

Në këtë histori ka shumë pikëpyetje që me sa duket nuk është në gjendje t’i japë asnjë mjek. Ajo që të habitë është se ndonëse numri i të vdekurve nuk ka arritur as 100, sipas shifrave zyrtare, duket se është bërë shqetësimi kryesor jo vetëm i Kinës që sipas disa informacioneve ka vendosur në karantinë tre qytet popullsia e të cilave arrin gati 60 milion banorë, por edhe komplet planetit. 

Pyetjet që lindin janë: mos ndoshta numri i të vdekurve është shumë herë më i madh por nuk bëhen të ditura? Mos virusi koronavirusi nuk ka ardhur vërtetë nga konsumimi i ndonjë gjarpri apo lakuriqi nate të infektuar? Në internet ekzistojnë shumë informacione të habitshme. Disa mund t’i quajnë konspirative por nëse nuk kemi një përgjigje zyrtare për pyetjet e mësipërme këto shpjegime ngjanë më të logjikshme. Ja disa lajme që qarkullojnë në internet në lidhje me të vërtetën të vërtetën e koronavirusi.

Koronavirusi u përhap aksidentalisht nga laboratorët sekret kinez

Kina është një shtet i madh dhe konsiderohet si një superfuqi. Duke u nisur nga kjo, është e logjikshme që të ketë shkencëtarë që bëjnë eksperimente në laboratorë sekretë për interesat ushtarake. Sipas disa lajmeve që qarkullojnë në internet mendohet se aty është edhe zanafilla e koronavirusit. Mendohet se koronavirusi nuk është thjesht një virus që është shkaktuar nga konsumimi i mishit të lakuriqit të natës apo ndonjë gjarpri që mund të ketë ngrënë lakuriq nate të infektuar. Por është një virus i krijuar në laboratorët që studiojnë formula për armët bakteriologjike.

Sipas këtyre teorive, me sa duket diçka nuk ka funksionuar sipas procedurave dhe dikush nga personat që punonin në projekt është infektuar dhe padijeninë organeve e ka nxjerre jashtë këtë virus. Kështu situata ka degjeneruar duke dalë jashtë kontrollit.
këto teori konspirative i referohen një biologu izraelit i cili punonte për Min. Mbrojtjes Izraelitë i cili mbulonte sektorin për Azinë Qendrore dhe Lindjen e Largët. Ai ka pohuar se virusi është “artificial” pra i krijuar në Laboratorët Kineze.

Kjo ide i jep përgjigje edhe pyetjes se përse është përhapur gjithë ky panik dhe përse i gjithë planeti është vënë në alarm. Sipas disa informacioneve vetëm në Amerikë këtë sezon kanë vdekur mbi 2 mijë persona dhe janë infektuar mbi 4.5 milion të tjerë. Pse nuk qenka përhapur kaq shumë panik? Pse bota nuk është vënë në alarm?

Virusin e kanë shkaktuar rusët

Disa informacione të tjera konspirative janë pak të çuditshme. Por asnjëherë nuk i dihet. Disa mendojnë se koronavirusi është krijuar nga rusët. Sado e habitshme mund të na dëgjohet, asnjëherë nuk i dihet.

Sido që të jetë e vërteta për koronavirusi, virusi është shumë i rrezikshëm. Urojmë që të mos kalojë në Evrope e aq më tepër në Shqipëri. Dhe me sa duket nuk do e mësjomë kurrë se cila është e vërteta e koronavirusi.

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x