Dhimbja e fytit tek fëmijët si ta kuroj?

Dhimbja e fytit tek fëmijët si ta kurojë

Dhimbja e fytit tek fëmijët si ta kuroj? Dhembja e fytit është shumë e zakonshme tek fëmijët pasi ata vuajnë dy herë më shumë se të rriturit dhe shumë herë është edhe simptoma e parë e ftohjes së zakonshme ose e gripit. Prandaj në këtë artikull do ju tregojmë disa metoda se si të përballoni këtë dimër dhembjen e fytit tek fëmijët.

Dhimbja e fytit tek fëmijët si ta kuroj?

Simptomat që e mundojnë më shumë një fëmijë janë:

  • Dhembja
  • Ënjtje (ënjtje të fytit)
  • Vështirësi në gëlltitje
  • Vështirësi në të folur
  • Anoreksi
  • Përgjumje
  • Temperaturë

Kujdes: Kur një fëmijë ka anoreksi, temperaturë, përzierje ose të vjella, nuk duhet të shkojë në shkollë, kopsht ose çerdhe.

Çfarë e shkakton dhembjen e fytit tek fëmijët?

Shumica e dhembjeve të fytit tek fëmijët është për shkak të mikrobeve (baktere ose viruse). Mikrobet mjerisht transmetohen shumë lehtë tek fëmijët, me kollën ose me teshtimën, këto kanë prirjen për të luajtur më shumë me njëra-tjetrën.

Përveç kësaj, të gjithë prindërit njohin se për faktin se fëmijët thërrasin dhe flasin me zë të lart kur luajnë, kjo si pasojë bën që të acarohet fyti i tyre dhe të dhembë. Nëse i shtojmë edhe shkaktarët ambientit për shembull, ambient me ajër të thatë, temperatura të ulëta, alergjitë, ndotjen atmosferike, tymin e cigares ose pluhurin, atëherë e kuptojmë arsyen që dhembja e fytit nuk mund të shmanget dhe bëhet pjesë e jetës së përditshme.

Dallimi i llojeve të dhembjeve të fytit te fëmijët:

Është e rëndësishme që të kuptojmë disa nga termat mjekësore që lidhen me dhembjen e fytit dhe çfarë mund të shkaktojë dhembjen.

  • Bajamet: Bajamet janë një sëmundje që shkaktohet nga inflamacioni (infeksioni) i bajameve. Bajamet janë pjesë e sistemit imunitar, domethënë mekanizmi fizik i mbrojtjes nga mikrobet dhe e marrin emrin nga forma e tyre, e cila është si bajame.
  • Faringjit: Faringjiti është një infeksion akut i faringut ose dhe i bajameve dhe ka karakteristik rritjen e dhembjes akut të fytit.
  • Laringjit: Shkaku i laringjit është zakonisht virus dhe rrallëherë ndonjë bakter. Ka fëmijë që u shfaqet laringjit papasur asnjë infeksion.

 

Si mund të mbroj fëmijën tim nga dhembja e fytit?

Ekzistojnë metoda të ndryshme me të cilat mund të ndihmoni fëmijën tuaj dhe të parandaloni shfaqen e një dhembje të fytit:

Nxiteni fëmijën tuaj që ta lajë duart rregullisht. Është shumë e rëndësishme veçanërisht që fëmijët të mësojnë të lajnë duart e tyre para se të hanë, pas përdorimit të tualetës, kur kolliten ose kur teshtijnë.

Këshillojini që të përdorin vetëm kartopecete për hundët për kollën ose për teshtitjen, dhe jo shami rrobe.

Stërvitini fëmijët tuaj të mbulojnë gojën e tyre kur kolliten ose teshtijnë.

Shmangni ekspozimin e fëmijës tuaj në ambiente irrituese ose alergene. Mundohuni të mos e ekspozoni fëmijën tuaj ku ka tym duhani dhe të ajrit të ndotur.

Pastrojini me kujdes dhe rregullisht vendet bazë (hotspots) që transmetohen bakteret. Për shembull vendet bazë (hotspots) janë ato që zakonisht mbështeten/prekin njerëzit çdo ditë, për shembull dorezat e dyerve dhe telefonat.

 

Si mund të përballoj dhembjen e fytit të fëmijës tim?

Kur fëmija juaj ka dhembje fyti, ka shumë të ngjarë që simptoma të bëj ritualin e saj dhe të kurohet vetë. Në shumë raste, fëmija jua mund të vazhdojë të ankohet për dhembje dhe të ndiej shqetësim, sidomos kur ekzistojnë dhe simptoma të tjera, si ajo e temperaturës së lartë. Në këtë rast, të shumë janë ata prindër ku gjënë e parë që mendojnë është t’i japin antibiotik fëmijës. Por, për përballimin e duhur të dhembjes së fytit nuk duhet në asnjë mënyrë t’i japim fëmijës antibiotik nga ana jonë. Dhënia e antibiotikut jepet vetëm nëse doktori e rekomandon një gjë të tillë. Konsultohuni më parë me doktorin tuaj.

Ekzistojnë në farmaci, preparate, të përgatitur enkas për fëmijët, që ndihmojnë në lehtësimin nga simptomat e dhembjes së fytit dhe mund të bëjnë që fëmija juaj të ndihet më mirë.

 

Këto janë:

  1. Tableta, që lehtësojnë dhembjen e fytit, të përgatitura veçanërisht që t’u pëlqejnë fëmijëve me shije frutash, që nuk përmbajnë antibiotikë dhe kanë antiseptik dhe veti antibakterial. Janë provuar klinikisht, që ndihmojnë në mënyre të shpejtë dhe rezultative për lehtësim pasi veprojnë në 5 minutat e para dhe zgjasin deri në 2 orë. Jepen për fëmijët e moshave 6 vjeç e lartë.
  2. Përbërje të lëngshme, si iborufeni, për lehtësimin e dhembjes dhe të temperaturës, me veprim të shpejtë dhe zgjat deri në 8 orë.
  3. Shurup për dhembjen e fytit dhe të kollitjes ose lëngje të nxehta, që përmbajnë përbërës qetësues, si mjalti dhe limoni.

 

Kujdes: Kontrolloni gjithmonë nëse ilaçi jepet me recetë doktori ose pa recetë ose nëse ilaçi është për moshën e fëmijës tuaj. Disa produkte dhe ilaçe për ftohjen ose për gripin nuk duhet të merren nga fëmijët. Dhe Site Luka nuk sugjeron asnjë metodë të veçantë kurimi, pasi çdo rast është i veçantë.

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x