Dieta me veze, humbisni 10 kile per jave

Dieta me vezë të ziera premton se mund tëhumbisni 5 kile në javë ose 10 kile për dy javë. Kjo dietë me përbërës tëthjeshtë siç është veza, mund të bëhet mjeti për të humbur 10 kile.

Dieta me veze, humbisni 10 kile per jave

Kështu pra, ju dëshironi që të humbisni kile, përderisa u gjendet në këtë faqe. Dhe mirë bëni. Dëshira për të humbur kile mund të vijë nga fakti se mund të keni disa kile mbi peshën ideale. Ose, të ndreqni pjesë të trupit tuaj të cilat nuk i ‘përtypni’ dot. Ose, ose, mbi të gjitha, dëshironi që të përmirësoni shëndetin tuaj. Për çfarëdo arsyeje, duhet të jeni të vendosur për të mbajtur dietë dhe duhet të bëni përpjekje.

Dhe pak a shumë kështu arritët në një pikë ky pyesni veten se çfarë diete mund të jetë rezultative për organizmin tuaj. Ose nëse ka ndonjë dietë të re që mund të bëj atë ‘ndryshimin e madh’. Në këtë artikull të radhës këtu në Dietat.info do të sjellim një diete se si te dobesohemi ne kushte shtepie dhe si te dobesohemi sa me shpejte.

Si do që të jeni, ose në fillim ose në finish, por dëshironi të humbisni edhe nja 2-3 kile, kjo diete e thjeshte mund të ngjitet në frigoriferin tuaj.

Po flasim për dietën e vezëve të ziera. Bëhet fjalë për një dietë-rrufe proteinike e cila përshpejton metabolizmin dhe djeg dhjamin, duke e hequr paralelisht dëshirën për ushqime të yndyrshme (ose të paktën kështu deklarojnë shkruesit e saj) me rezultate finale duke humbur 10 kile. Dhe e gjitha kjo brenda dy javëve.

Programi ushqimor, ‘flagship-i’ i së cilës është veza, përmban ushqim të pasur në proteina të pastra siç janë: pula, pula e detit, peshku. Ndaloni konsumimin e ushqim të thjeshtë dhe të shpejtë, pijet freskuese ( sidomos ato me gaz), sheqerin dhe kripën tepërt, gjithashtu edhe alkoolin.  

Perimet që përfshihen në këtë dietë të shpejtë janë: grejpfrut, brokolo, shparg, kungull, kërpudha dhe spinaq. Kurse sa i përket frutave lejohet vetëm grejpfrut ose çfarëdo lloj frutash të tjera të pasura me acid si portokall.

Siç e shikoni nevojitet shumë vendosmëri për të ndjekur në mënyrë të rreptë përdorimin e ushqimeve të zgjedhura për tu arritur synimi i kësaj diete. Kuptohet që kjo është nje diete e thjesht, por problemi mund të jetë tek tundimi që mund të hasni për të ngrënë edhe ushqime të tjera. Sigurisht, është shumë e rëndësishme që të pini shumë uji. Rekomandohet të pini 6-8 gota në ditë dhe ndihmon që të fanitet tundimi për të ngrënë diçka tjetër.

Por mund të pyesni se nëse ka efekte anësorë kjo dite. Më e natyrshmja është humbja e energjive nga mungesa e karbohidrateve, gjë që i vështirëson pak gjërat nëse merreni me ushtrime fizike në të njëjtën kohë. Për këtë, në vend që të blini një dyzinë me vezë dhe të filloni dietën, është mirë të këshilloheni me dietologun tuaj. Gjithashtu, mbani parasysh që të mos e bëni për një kohë të gjatë. Programi zgjatë 2 javë dhe do tua shpjegojmë në mënyrë të hollësishme.

Dieta me veze, humbisni 10 kile per jave

Java e parë e dietës me vezë.

E hënë

Mëngjes: 2 vezë të ziera + një frutë
Drekë: 2 feta bukë integrale + fruta
Mbrëmje: pulë të gatuar + një sallatë të madhe( duhet të përdorni disa nga perimet e rekomanduar më lartë).

E martë

Mëngjes: 2 vezë të ziera + 1 frutë
Drekë: pulë të gatuar + sallatë jeshile
Mbrëmje: 1 portokall + 1 sallatë + 2 vezë tëziera

E mërkurë

Mëngjes: 2 vezë zë ziera + 1 frutë
Drekë: 1 domate + 1 fetë buke integrale +djathë me yndyrën të ultë (light)
Mbrëmje: pulë të gatuar + sallatë

E enjte

Mëngjes: 2 vezë të ziera + 1 frutë
Drekë: 1 frutë
Mbrëmje: pulë të gatuar

E premte

Mëngjes: 2 vezë të ziera
Drekë: 2 vezë të ziera + perime në avull
Mbrëmje: peshk të pjekur + sallatë

E shtunë

Mëngjes: 2 vezë të ziera
Drekë: fruta
Mbrëmje: pulë në avull + sallatë

E diele

Mëngjes: 2 vezë të ziera + fruta
Drekë: sallatë domate + perime në avull me pulë
Mbrëmje: perime në avull

Këtë përsëriteni për dy javë dhe do të shikoni sesi me këtë diete te thjesht do te humbisni 10 kile për dy javë. Dietat.Info

Dietat

View Comments

Share
Published by
Dietat

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

4 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

4 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago