Diete e lehte humbni 7 kile ne jave

Për të gjithë ju që dëshironi që të humbisni shpejtë kile sepse dëshironi të keni një barkë normal brenda 7 ditëve, ndiqni dietën e më poshtme.

Diete e lehte  per te humbur 7 kile ne jave

Bëhet fjalë për një dietë të lehtë por shumë rezultative. Mund ta quajmë edhe diete me uji, kjo pasi me ketë dietë duhet të konsumoni shumë uji. Me këtë dietë nuk do të keni uri dhe do të keni rezultate të mrekullueshme për një kohë shumë të shkurtër. E lehtë, e shpejtë dhe mbi të gjitha do të ushqeheni shëndetshëm.

Dita e parë, humbni 7 kile ne jave

Dita e parë është ndoshta edhe më e rëndësishmja nga të gjitha. Nëse do t’i përmbaheni edhe nuk do të devijoni, atëherë e sigurt që do të arrini synimit të 7 ditëve. Ditën e parë pra, mund të hani çfarëdo dhe sa fruta të doni të doni përveç bananeve. Mund të hani, pjepër, luleshtrydhe, kivi, portokalle, rrush etj. Por si e përmendëm edhe më lartë, kjo mund të quhet edhe dieta me uji, prandaj është shumë e rëndësishme që të pini nga 8-12 gota uji. Nëse keni uri, hani një frutë që ju pëlqen. Nuk lejohet të konsumoni asnjë lloj perimeje të zier apo të njomë.    

Dita e dytë, humbni 7 kile ne jave

Ditën e dytë mund të konsumoni sa perime të doni, të  njoma ose të ziera. Mund të hani tranguj, kunguj të zier, brokolo, lule lakër, sallat të jeshile, speca dhe karota. Mund ti përzieni ose ti hani veçmas. Mund të konsumoni gjithashtu edhe pate të ziera ose të pjekura. Mund të konsumoni edhe pak vaj ulliri. Mos harroni të pini 8-12 gota uji. Frutat ndalohen.

Dita e tretë, humbni 7 kile ne jave

Ditën e tretë, mund të hani sa fruta të doni dhe sa perime të doni. Nga ato të ditës së parë dhe të ditës së dytë. Por duhet të kujtoni që të pini 8-12 gota uji.

Dita e katërt, humbni 7 kile ne jave

Ditën e katërt nuk duhet të hani as fruta, as perime nga ato të lartpërmendura si ditët e para. Lejohet të hani vetëm 8-10 banane dhe të pini deri në 3 gota qumësht. Mos harroni të pini uji 8-12 gota, është e rëndësishme.

Dita e pestë, humbni 7 kile ne jave

Ditën e pestë, mund të konsumoni një kupë me oriz dhe 6-7 domate gjatë gjithë ditës. Këtë ditë është e rëndësishme që të pini 12-15 gota uji.

Dita e gjashtë, humbni 7 kile ne jave

Ditën e parafundit të dietës suaj, mund të hani përgjatë ditës 1 kupë me oriz dhe të konsumoni çfarëdo perime të doni nga grupi i ditës së dytë. Mos harroni ujin, 8-12 gota.

Dita e shtatë, humbni 7 kile ne jave

Ditën e shtatë dhe të fundit, mund të hani një kupë me oriz, çfarëdo perimeje dëshironi dhe të pini shumë lëngje frutash natyralë. Sigurish që kjo ditë do të jetë shumë e lehtë pasi edhe mund të konsumoni çfarëdo perimeje të dëshironi dhe të shijoni lëngje të shijshme natyrale.

Në fund të dietës, do të vëreni që keni humbur kilet e tepërta nga trupi juaj, dhe do të ndiheni më mirë. Është e sigurt që do të keni humbur 5-7 kile por ndoshta edhe më shumë. Këtë e themi pasi duhet të kemi parasysh që organizmat nuk janë të njëjtë, por ndryshojnë shumë njëri nga tjetri dhe humbja e kileve varet nga sa kalori djeg dikush para se të fillojë dietën.

Kujdes, mos e vazhdoni dietën për javën e dytë. Bëni një pushim dhe fillojeni përsëri pas dy apo tre javësh më vonë.

Gjithashtu duhet të konsultoheni gjithmonë me dietologun tuaj para se të filloni ndonjë dietë, pasi ata dhe vetëm ata do të mund t’iu drejtojnë saktë për të patur një rezultat të përhershëm dhe që të mos ketë pasoja në shëndetin tuaj. Dietat.Info

Dietat

Share
Published by
Dietat

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago