E pa besueshme: lind femija 450gr dhe mbijeton!

E pa besueshme -lind femija 450gr dhe mbijetonVogëlushja Lucia Sansburg është një foshnje mrekulli, pasi ajo lindi 3 muaj më herët nga dita që duhet të lindte normalisht, peshonte vetëm 450 gram dhe doktorët e mbanin gjallë duke e futur në qese sanduiçi për ta mbajtur ngrohët.

Vogëlushes do t’i duhej që t’i bëhej një ndërhyrje kirurgjikale në zorrët e saj që të bëhej rritja normale por gjithashtu edhe një operacion për të mos humbur shikimin.

lind femija 6 muajshe

Por me gjithë këto fëmija tregoi se ishte një luftëtare e madhe, dhe disa kohë më parë mbushi plot 1 vit nga dalja e saj jashtë barkut të së ëmës.
Lucia erdhi në jetën e prindërve të saj, pas 5 mundimeve të dështuara për të ngelur shpatëzën dhe dy dështime të nënës së saj.

«Të gjithë e dinim që do të ishte e vockël, por asnjëri nuk e priste që të ishte kaq e vogël. Nevojitej një ndërhyrje kirurgjikale urgjente, ndryshe vogëlushja ime nuk do ia dilte dot të mbijetonte. Doktorët e vonuan lindjen sa mundën dhe kur lindi kishte 50 për qind të mundësisë për të jetuar. I vendosën një zorrë për t’i dhënë ilaçet dhe kur reagoi kuptova se ishte një fitimtare e jetës», u shpreh mamaja e vogëlushes.femija ne inkubator

Vogëlushja ndenji në spital gjashtë muaj për t’u rritur mjaftueshëm që të shkonte në shtëpinë e saj. Javën e kaluar ajo mbushi një vit nga dita që doktorët u detyruan ta nxirrnin jashtë mitrës të së ëmës. Prindërit e saj jetonin çdo ditë ankth, megjithëse në mendjen e tyre do të kenë frikë derisa vogëlushja të rritet se mos i shfaqet ndonjë problem me shëndetin e saj.

Por për momentin çdo gjë shkon shumë mirë dhe Lucia e vogël mbush me lumturi jetën e prindërve të saj.

 

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x