Eklipsi do të mbuloi gati 84 përqind të sipërfaqes së Diellit, në zona si kryeqyteti i Anglisë, ndërsa në vende si Glasgow, në Aberdeen dhe në Edinburgh mbulimi do të arrijë në gati 94 përqind. Ky fenomen mbresëlënës natyrorë do filloi në mëngjesin e 20 Marsit, ndërsa një eklips më i vogël do të bëhet i dukshëm në të gjithë Evropën, në Afrikën e Veriut dhe në Rusi. Eklipsi i 20 Marsit do të zgjasë për gati 90 minuta.
Eklipsi do të jetë vërtetë një pamje shumë e bukur, dhe si gjithmonë shkencëtarët këshillojnë që eklipsi të mos shikohet asnjëherë me sy të lirë, pra pa syze ose xhama të përshtatshëm, pasi mund të përbëjë një problem serioz për retinën e syrit. Kuptohet që pasojat nuk mund të jenë të menjëhershme por me kalimin e kohës. Prandaj mos rrezikoni duke e parë këtë fenomen natyrorë me sy të lirë dhe kujdesuni që as fëmijët të mos e bëjnë një gjë tillë pasi sytë e tyre janë shumë herë më delikat se sytë e një të rrituri.
Kurse për sa i përket kafshëve nuk ka diçka konkrete, por për të shmangur ndonjë akt të papërshtatshëm këshillohet që të mos i nxirrni nga shtëpia nëse janë të rrezikshëm për publikun. Pasi mund të ju shpëtojnë nga duart dhe kështu kuptohet çfarë mund të ndodhë më vonë.
Pra, le te shikojmë eklipsin e 20 Marsit pasi si e thamë edhe më lart është një rast vërtetë i rrallë, rast që përsëritet njëherë shumë vite. /sq.siteluka.com/
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…