Categories: KurioziteteLajme

Farat e hurmave parashikojnë motin në dimër?

 
Farat e hurmave parashikojnë motin në dimër?
Zakonisht në shtator, në vende të ndryshme të botës njerëzit hapin disa fara hurme për të parë nëse dimri ka për të qënë i ftohtë apo jo.  Nuk dihet se ku e ka zanafillën ky zakon por shumë njerëz me të vërtetë e bëjnë këtë gjë çdo vit.

Farat e hurmave parashikojnë motin në dimër?

Gjithë ideja pas kësaj, është se si është forma brenda farës, nëse është në trajtë luge ka për të qënë një dimër me shumë borë, nëse ka për të qënë në trajtë piruni, ka për të qënë një dimër i butë dhe nëse është si thikë ka për të qënë një dimër i acartë.

Më poshtë dhe ne, pasi hëngrëm disa hurma 🙂  hapëm farat e tyre për të parë se çfarë “thonë” dhe “parashikojnë” për dimrin 2015-2016. Në fotografinë e mëposhtme keni për të parë se të gjitha farat janë me formë luge.

Këto janë leximet e farave më datë 28 shtator në Fier, mesa duket duhet të përgatitemi për shumë borë.

Në videon e mëposhtme në Tennesee të Shteteve të Bashkuara, në një emision, flasin po për këtë temë, duke pyetur nëse me të vërtetë farat e hurmës mund ta përshkruajnë dimrin që do vijë.

..
..
Po ju i keni hapur farat e hurmave? Nëse po, na thoni në komentet tuaja nga po flisni dhe çfarë patë?
(për të bërë një eksperimet të vogël dhe për të parë nëse është e vërtetë)

HonoLulu

View Comments

  • Interesante do ta kam ndërmend meqense është edhe koha e hurmave tani, se këta që parashikojnë motin po na gënjejnë :P

Share
Published by
HonoLulu

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago