Festimi i pashkes dhe Bibla

Festimi i pashkes dhe BiblaKremtimi i Pashkëve nuk bazohet në Bibël. Megjithatë, nëse i hedh një sy historisë së Pashkëve, do të zbulosh domethënien e vërtetë të tyre—është një traditë e bazuar në rite të lashta të pjellorisë. Shqyrto çfarë thuhet më poshtë.

  1. Emri: Një enciklopedi (Encyclopædia Britannica) thotë: «Nuk dihet me siguri origjina e fjalës Pashkë [në anglisht Easter]. Prifti anglo-sakson i Përnderuari Bede i shekullit të 8-të e huazoi atë nga emri Eostre, perëndesha anglo-saksone e pranverës.» Të tjerë e lidhin me Astartën, perëndeshën fenikase të pjellorisë, ekuivalentja babilonase e së cilës ishte Ishtari.

  2. Lepujt: Janë simbol i pjellorisë «që e kanë prejardhjen nga ceremonitë dhe simbolizmat e lashta të festave pagane të pranverës në Evropë dhe në Lindjen e Mesme».—Encyclopædia Britannica.

  3. Vezët: Sipas një libri (Funk & Wagnalls Standard Dictionary of Folklore, Mythology and Legend), kërkimi për vezët e Pashkëve, që supozohet t’i ketë sjellë lepuri i Pashkëve, «nuk është thjesht një lojë për fëmijë, por gjurmë e ritit të pjellorisë». Në disa kultura njerëzit besonin se zbukurimi i vezëve të Pashkëve «mund të sillte si me magji lumturi, begati, shëndet dhe mbrojtje».—Traditional Festivals.

  4. Veshja e re për Pashkë: «Konsiderohej e pahijshme dhe si rrjedhojë, sillte fat të keq ta përshëndetje perëndeshën skandinave të pranverës, ose Eastrën, me rroba që s’ishin të reja.»—The Giant Book of Superstitions.

  5. Ritet për lindjen e diellit: Këto lidhen me rite të lashta të adhuruesve të diellit «që i kryenin në ekuinoksin e pranverës, i cili mirëpret diellin dhe fuqinë e tij të madhe për t’i dhënë jetë të re çdo gjëje që rritet».—Celebrations—The Complete Book of American Holidays.

Një libër (The American Book of Days) e përshkruan më së miri origjinën e Pashkëve: «S’ka asnjë dyshim se Kisha e hershme përvetësoi zakonet e lashta pagane dhe u dha atyre domethënie të krishterë.»

Bibla paralajmëron të mos e adhurojmë Perëndinë duke ndjekur tradita e zakone që nuk i pëlqejnë atij. (Marku 7:6-8) 2 Korintasve 6:17 thotë: «Ndahuni,—thotë Jehovai,—dhe mjaft e prekët gjënë e papastër.» Pashkët janë festë me origjinë pagane dhe ata që duan ta kënaqin Perëndinë, i shmangin festa të tilla. Burimi: JW

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of