Ford Motor njoftoi se do të mbyllë brenda vitit 2014

Ford logo

Ford Motor njoftoi sot se do të mbyllë brenda vitit 2014 fabrikën në qytetin belg Genk ku janë të punësuar 4300 punëtorë për shkak të humbjeve që kompania ka pësuar në Evropë. Qindra punëtorë të shqetësuar u mblodhën jashtë portave të fabrikës, ndërsa përfaqësues të stafit zhvilluan një takim me drejtuesit ekzekutiv evropianë të kompanisë.
Përfaqësuesit e sindikatave thanë se Ford do të transferojë prodhimin e tre automjeteve që prodhohen në

këtë fabrikë, në Valencia të Spanjës. Kompania parashikon një humbje prej 1 miliard dollarë për këtë vit në nivel evropian, ndërkohë që kjo është e dyta fabrikë belge e prodhimit të makinave që mbyllet në këto dy vitet e fundit pas asaj të General Motors në Antwerp.
Ndërkohë, edhe prodhuesi francez i makinave Peugeot Citroen njoftoi sot një rënie prej 3,9 % të shitjeve në tremujorin e tretë të këtij viti.

Burimi: Balkanweb

Check Also

Kujdes: Telefonat jane me te ndotur se sa tualetet!

Kujdes: Telefonat jane me te ndotur se sa tualetet! Në këtë përfundim ka arritur një …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x