Profecitë e fisit Maja për fundin e botës që do të ndodhte më 21 dhjetor të vitit 2012 nuk u realizua dhe tani gati 1 vit pas kësaj një tjetër profeci fillon të ngrejë kokë për një ditë të caktuar. Por kësaj herë është pak ndryshe, pasi janë vetë shkencëtarët që e kanë deklarua një gjë të tillë. Pra, sipas tyre mendohet së një asteroid gjigand do t’i japë fund jetës në planetin tonë të bukur Tokë më 16 Mars të vitit 2880.
Shkencëtarë nga NASA parashikojnë se në atë datë një asteroid tepër i madh me emërimin 1950 DA mund të bjerë në kontakt me sipërfaqen e tokës. Ky asteroid është zbuluar për herë të parë më 23 Shkurt të vitit 1950, ndenji i dukshëm për vetëm 17 ditë dhe për gati gjysmë shekulli ishte i zhdukur deri më 31 Dhjetor të 2000 ku u shfaqë përsëri.
Asteroidi ka një diametër përafërsisht 1 kilometër dhe udhëton me shpejtësi 15 Km në sekondë drejtë planetit tonë. Sipas analizave të tyre, asteroidi do të godasë oqeanin Atlantik me shpejtësi 60.800 km/h! Megjithëse mundësia për të ndodhur e gjitha kjo është vetëm 0.3 për qind, kjo përqindje është 50% më e madhe nga çdo lloj tjetër asteroidi të rrezikshëm!
Më poshtë është edhe një imazh i animuar që tregon lëvizjen e planetëve dhe të asteroidit që afrohet me të shpejtë drejtë tokës ku më datë 16 Mars të 2880 ai do të përplaset me tokën.
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…