Categories: A e dini?

Gjërat që ndikojnë për të marrë vendime të mençura part 5-8

Gjerat qe na bejne per te marre vendime te mencura

Dhe lista me 8 gjërat që na ndihmojmë për të marrë vendime të ‘pa gabueshme’ vazhdon. Në këtë artikull do të ju tregojmë se cilat janë dhe këto katër të tjerat. 

Gjërat që ndikojnë për të marrë vendime të mençura part 5-8

Kur kemi shumë zgjidhje:

Shkencëtarët mbështesin faktin se jemi më të gëzuar në marrjen e vendimeve tona kurmundësia për të zgjedhur është e kufizuar. Në një studim të  caktuar, dy grupe vullnetarësh u ftuan për të zgjedhur një çokollatë. Grupit të paru iu vu që të zgjidhnin midis 30 llojeve të ndryshme, kurse grupit të dytë të zgjidhnin midis 6 llojeve. Pjesëmarrësit e grupit të dytë deklaruan në fund të studimit se ishin më të kënaqur më zgjidhjen e tyre, dhe thanë se kishte shumë mundësi që mund të blinin të njëjtën çokollatë në të ardhmen, në kontrast me pjesëmarrësit e grupit të parë. Barry Swartz, autori i librit ‘Paradoksi i Përzgjedhjes’ ( anglisht ) shpjegon një arsye të paradoksit se: ‘sa më shumë mundësi zgjedhje të kemi, aq më shumë rritet mundësia se vendimi që do marrim të mos jetë ai më i miri.’

Instinkti ynë:

Po, shkencëtarët pranojnë se instinkti juaj e di më mirë, por, vetëm në raste të veçanta. Një sërë eksperimentesh vërtetoi se analizat logjike e të dhënave i ndihmonte pjesëmarrësit që të zgjidhnin makinën më të mirë, kur të dhënat që i ishin vënë në dispozicion ishin relativisht të thjeshta. Kur hollësirat e karakteristikave teknike dhe opsione të tjera filluan të bëhen të shumta dhe komplikuara, përzgjedhjet e bëra në mënyrë instinktive, ato që u morën në mënyrë impulsive në moment, dolën më të sakta.

Seksi i fëmijës suaj:

Një studim i bërë më 2008 në Britani dhe USA konkludoi në këtë përfundim interesant: Për çdo vajzë që i lind një çifti, mundësitë për të votuar parti të krahut të majtë shtohen me 2%. E njëjta gjë vlen edhe kur çifti i lind djalë për krahun konservator. Por përse ndodh kjo? Të dy profesorët e universiteteve që ishin dhe drejtuesit e studimit mendojnë se ‘për shkak të dallimeve në rroga, për shembull, prindërit kanë tendencën të jenë pro të majtës nëse kanë vajza dhe pro të djathtës kur kanë djem’.


Temperatura:

Psikologu John Bargh dhe profesori i marketingut Lawrence Williams bënë një lidhje për të vërtetuar se si temperatura ndikon në gjykimet tona. Disa pjesëmarrësve iu dha që të mbanin në duar një filxhanë kafe të nxehtë. Dhe tek disa të tjerë një ftohtë, dhe në vazhdim iu kërkuan që të vlerësonin më personalitet pozitiv. Ata që mbanin filxhanët e nxehtë gjetën personin e pa njohur si më fantastik dhe më shumë shoqërorë se sa ata që mbanin filxhanët e ftohët. Dhe një eksperiment tjetër më vonë tregoi gjithashtu se, sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shumë rritet mundësia për të besuar tek një i huaj, të japim një bakshish kamerierit, dhe madje mund të bëjmë dhe investime të rrezikshme.

Kuptohet që këto janë thjeshtë studime të bëra tek një grup i caktuar njerëzish dhe nuk është se janë të pa gabueshme.

 

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

4 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

4 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago