Gjoba deri me 4.740 dollare nese kritikon qeverine

Mos e besoo po deshe - Gjoba deri me 4.740 dollare nese kritikon qeverine Artikulli i radhës vjen nga Vietnami ku qeveria vendase ka miratuar një ligj që të vendosë gjoba me vlerë prej 4.740 dollarësh për këdo që kritikon qeverinë në rrjetet sociale, sipas një ligji të ri të publikuar këtë javë, i cili parasheh masa të reja ndëshkuese për ata që kanë mospajtime me partinë komuniste të vendit.

Komentet e ndaluara janë ato që cilësohen si “propagandë kundër shtetit”, ose përhapje të “ideologjisë reaksionare”, thuhet sipas ligjit të nënshkruar nga kryeministri vietnamez, Nguyen Tan Dung.

Vietnami vazhdimisht është kritikuar për trajtimin e ashpër dhe dënimet e gjata me burg për të gjithë blogerët, të cilët e kanë kritikuar regjimin shtetëror një-partiak. Numri i arrestimeve dhe dënimeve është rritur ndjeshëm në katër vitet e fundit, raporton Reuters.

Dekreti i ri është shumë i mjegullt për nga përmbajtja, pasi që nuk e specifikon qartë se çfarë komentesh përbëjnë një vepër penale dhe janë të dënueshme me burg, apo se cilat janë “shkelje administrative”, për të cilat duhet paguar gjobë.

Depërtimi i internetit në një vend me një popullsi prej 90 milionë banorësh është në rritje e sipër, ndërsa 20 milionë prej tyre llogaritet se kanë llogari në rrjetin social Facebook, thuhet sipas një raporti të publikuar nga Ho Chi Minh City gjatë muajit shtator.

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x