Hapet lokali i pare qe shet vetem Uji cezme

Lokali qe shete vetem uji cezmeBashkëpronari Adam Ruhf i tregoi agjencisë “Reuters” mbi biznesin e çuditshëm dhe i dha shpjegime edhe për justifikimin që i bëhet shitjes së ujit të çezmës.

“Trupi i njeriut përbëhet nga 60-70% ujë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit të pijnë ujë çdo ditë dhe patjetër që ai duhet të jetë sa më i pastër. Tek ne, kjo realizohet përmes një procesi të sofistikuar purifikimi. Uji i nënshtrohet një filtrimi 7-fazësh, trajtimesh magnetike, katatilike, e të tjera si këto, që e bëjnë 100% të sigurt”, tregoi Ruhf.

Hapet lokali i pare qe shet vetem Uji cezme

Për ata që kërkojnë shëndet akoma më të mirë ofrohet ujë i pasuruar me vitamina, minerale dhe elektrolite. Ai inkurajon një përzierje suplementesh për të krijuar një tonik. Sigurisht, kjo vjen me çmim ekstra.

 

 

“Mund t’i shtosh ujit ekulibrat e PH-it, elektrolitë, çdo element natyror që i bën mirë shëndetit. Mund të bëhet. Në bar uji shitet me shishe plastike e qelqi, megjithatë klientët inkurajohen të sjellin edhe enët e veta, nëse do te duan”, tha më tej Ruhf.

Një gotë ujë është 1 dollar, një gallon apo 3,8 litra dhe kushton 3 dollarë dhe për 19 litra ujë duhet të japësh 10 dollarë. Klientët që e provuan ujin thonë se u pëlqen. “Është shumë i mirë, i pastër dhe ka një shije të këndshme”, shprehet njëri prej tyre.

Në Shtetet e Bashkuara industria e ujit të ambalazhuar është mjaft fitimprurëse e deri në 2015-ën, sipas ekspertëve, përfitimet e saj mund të mbërrijnë në 125 miliardë dollarë.

Burimi:Top-Channel

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x