Agma kërcen me lehtësi nga një sipërfaqe horizontale në një mur vertikal. Nëse sipërfaqja është e rrëshqitshme, hardhuca e humb disi ekuilibrin, por prapë ia del për bukuri të kërcejë te muri. Si? Sekreti qëndron te bishti i hardhucës.
Shqyrto faktet: Kur agamat kërcejnë nga një sipërfaqe e ashpër, ku mund të mbahen, në fillim fiksojnë mirë trupin dhe e mbajnë bishtin poshtë. Kjo i ndihmon të kërcejnë në këndin e duhur. Mirëpo, në sipërfaqe të rrëshqitshme, hardhucave zakonisht u merren këmbët dhe kërcejnë në këndin e gabuar. Megjithatë, kur janë në ajër, e ndreqin këndin e trupit duke e ngritur bishtin lart. Ky është një proces i koklavitur. «Hardhucat duhet të kujdesen ta çojnë bishtin tamam në këndet e duhura, që të rrinë vertikalisht»,—thuhet në një artikull nga Universiteti i Kalifornisë, Berkli. Sa më e rrëshqitshme të jetë platforma, aq më shumë duhet ta ngrejë bishtin hardhuca, që të bëjë një ulje të sigurt.
Bishti i agamës mund t’i ndihmojë inxhinierët të projektojnë automjete robotike më të zhdërvjellëta, që mund të përdoren për të gjetur të mbijetuarit pas një tërmeti a katastrofe tjetër. «Robotët nuk janë aq të zhdërvjellët sa kafshët,—thotë hulumtuesi Tomas Libi,—prandaj, çdo gjë që mund ta bëjë një robot më të qëndrueshëm, është një hap para.»
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…