Humbje peshe 5 gabimet me te shpeshta qe behen gjate dietës

Humbje peshe 5 gabimet me te shpeshta qe behen gjate dietës

Siç mund të keni vënë re edhe ju, nuk mjafton vetëm dieta për të humbur kile. Ekzistojnë disa gabime, që shpesh herë përsëriten, me rezultat të largohemi shumë nga synimi i humbjeve të kileve.

Humbje peshe 5 gabimet me te shpeshta qe behen gjate dietës

Mësoni se cilat janë ato, që të mundeni t’i rregulloni, dhe të arrini të humbisni kile shpejtë.

  1. Shmangien e vakteve

Shumë gra, por edhe burra, shmangin vakte ose zvogëlojnë sasinë e ushqimit të tyre, duke besuar se do të mund të humbasin kile më shpejtë. Por realisht ndodh e kundërta. Vaktet e vogla çdo 3-4 orë bëjnë metabolizmin tuaj të “punoj” më mirë dhe të rris djegien.

2. Peshoheni çdo ditë

Nuk është e mundur që të humbisni kile brenda 24 orëve. Ndryshimi që do të shikoni në peshën tuaj ka të bëjë me lëngjet dhe jo me dhjamin. Mirë është të peshoheni njëherë në javë. Të peshoheni në mëngjes, me stomakun bosh, që të mund të ndiqni progresin tuaj.

3. Konsumoni pa masë ushqime të shëndetshme

Ushqimet e shëndetshme nuk janë të domosdoshme dhe dietike, për këtë duhet që të mos e teprojmë në konsumimin e tyre. Madje, akoma edhe ushqimet me pak kalori, kur konsumohen me tepri mund t’iu ngarkojnë me kalori.

4. Mos e braktisni me dështimin e parë

Duhet të dini se hidhet poshtë i gjithë mundi juaj për një copë pice ose një çokollatë. Prandaj, nëse ndonjë moment “shkisni”, nuk duhet të shkurajoheni dhe të braktisni dietën. Sigurisht, nuk është as zgjidhje që të mos hani asgjë ditën tjetër për rikuperuar. Vazhdoni normalisht vaktin tjetër dhe mundohuni të mos e bëni më.

5. Shmangeni nga jeta juaj shoqërore

Mund të dilni dhe të hani jashtë, mjafton që të jeni i kujdesshëm në zgjidhjet tuaja. Të porosisni një sallatë të thjesht të pa ngarkuar me salca. Gjithashtu, mund të porosisni peshk të pjekur ose mish pa dhjam dhe të shmangni ushqimet e skuqura. Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe të jeni të sigurt që nuk e rrezikoni dietën tuaj. Qëndroni larg alkoolit dhe mos u tundoni nga shoqëria jua. Mund të lini një ditë në mesë javë si “cheat day” dhe të hani ushqimet tuaja të preferuara pa u bërë merak. /Dietat

Dietat

Share
Published by
Dietat

Recent Posts

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre

Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…

3 months ago

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…

3 months ago

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

5 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

5 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

5 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

5 years ago