Kapet një kallamar përbindësh Një përbindësh ngrihet befas nga uji, mbërthen varkën dhe i tërheq marinarët poshtë, drejt varrit të nënujshëm. Kjo histori ka qenë fabula e legjendave që janë rrëfyer ndër epoka. Por, a ekzistojnë vërtet përbindësha kaq të mëdhenj?
NË VITIN 2007, peshkatarët në detin Ros, pranë Antarktidës, kapën rastësisht një kallamar supergjigant. Ishte rreth 10 metra i gjatë me gjithë tentakula dhe peshonte gati 500 kilogramë. Shkencëtarët mendojnë se ky lloj kallamari mund të bëhet edhe më i madh.
Një përbindësh i ngjashëm i ujërave, i njohur si kallamari gjigant, ka trup në formë siluri, sy që mund të jenë sa koka e njeriut, nofull të brirtë me formë si sqepi i papagallit, që është kaq e fortë sa të presë një kabëll çeliku, tetë krahë me radhë ventuzash thithëse dhe dy tentakula të gjata për ta çuar ushqimin te goja. Duke shfryrë ujë nga prapa, ai krijon një forcë që e shtyn trupin të lëvizë me shpejtësi 30 kilometra në orë e madje të hidhet në ajër.
Sipas raporteve, këta gjigantë janë parë më pak se 50 herë shekullin e fundit. Veç kësaj, këto krijesa nuk janë studiuar kurrë në habitatin e tyre.
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…