Masta e denimeve ne shtete Islamike

Masta e denimeve ne shtete IslamikeMasta e denimeve ne shtete Islamike E keni pyetur ndonjëherë vete se çfarë dënimesh bëjnë xhihadistët kur kampin dikë që ka kryer një krim? Duke përdorur metoda çnjerëzore dhe jashtë çdo logjike xhidadistët ndëshkojnë viktimat e tyre, kur ata konsiderojnë se kanë ndonjë “kriminel”, zbulohet lista e Shtetit Islamik.

Masta e denimeve ne shtete Islamike

Ndëshkimet përbëjnë: 80 fshikullima kur pi alkool, prerje dore kur person kryen vjedhje dhe blasfemia ndëshkohet me vdekje. Bëhet fjalë për “ligjin” e xhihadistëve që zbatohet në zonat që mbikëqyrin, në Irak dhe Siri. Kurse ata që kryejnë kurorëshkelje goditen me gurë deri sa të vdes nëse është i martuar dhe ndëshkohet me 100 fshikullime nëse është i pa martuar.

Kurse ata që përfshihen në çështje homoseksuale ndëshkohen me vdekje, si dhe ata “spiunojnë për të pafetë”. Ndëshkim i rënd i pret edhe ata që vjedhin. Xhihadistët do t’u presin dorën e djathtë dhe këmbën e majtë, ndërsa ata që terrorizojnë publikun internohen. Charlie Winter, një studiues i organizatave ekstremiste, deklaroi se shkrimi është autentik. Javën e kaluar, ISIS publikoi fotografi të një gruaje që u gjuajt me gurë deri në vdekje, e cila dënohej për kurorëshkelje. Shok shkaktoi dhe videoja që publikuan ku në të cilën tregohej ekstremistë të hidhnin nga tarraca e një ndërtese. Ngjarja ndodhi në Siri dhe burrat ishin të dyshuar për homoseksualizëm. /sq.siteluka.com

 

Check Also

Termet 5.1 lenkundi Athinen

Termet 5.1 lenkundi Athinen

Një tërmet i shkallës 5.1 rihter ka lëkundur Athinën. Sot (19-Korrik-2019) rreth orës 14:13 sipas …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x