Nena hacker ndryshon notat e femije SHBA

Nena hacker ndryshon notat e fëmije

Një nënë në Pensilvani, SHBA, rrezikon 42 vjet burg dhe një gjobë prej 90 mijë dollarësh, pasi ka ndërhyrë në mënyrë pirate në sistemin informatikë të shkollës së fëmijëve të saj për të përmirësuar notat e tyre. Nëna 45-vjeçare u zbulua.
Ngjarja ndodhi në shkollën “Northwestern Lehigh”, ku ajo ndërhyrë në sistem duke modifikuar rezultatet e fëmijëve të saj, por e tejkaloi pak, pasi të dhënat e reja tregonin se fëmijët kishin arritur rezultate prej gjeniu.

Venusto kishte punuar në të kaluarën si sekretare mësimore për tri vjet, 2008-2011. Ndërhyrjen e parë ajo e kishte bërë në vitin 2010 për të shpëtuar të bijën nga ngelja në klasë, ndërsa të dytën në vitin 2012 për të rritur vlerësimin e të birit, nga 98 pikë në 99. Ajo kishte vjedhur fjalëkalimin e shkollës, duke e shkelur sistemin më shumë se 110 herë. Gruaja ka pranuar modifikimin e notave, por e ka quajtur këtë një veprim imoral, jo ilegal.

Burimi:BalkanWeb

Check Also

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Vitet e fundit nga Shqipëria po largohen shumë të rinj, por keni menduar se cilat …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x