Nje histori e cmendur e nje te burgosuri lufte

Capt Robert Campbell
Capt Robert Campbell

Një ushtar britanik, që u lirua nga një kamp me të burgosur të Luftës së Parë Botërore në Gjermani për të parë nënën që po i vdiste, e mbajti premtimin e dhënë ndaj Perandorit gjerman dhe u kthyer sërish në burg.

Siç raporton Daily Mail, kapiteni Robert Campbell, 29 vjeç, u kap nga forcat gjermane pak pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë në korrik të vitit 1914. Por pas dy vitesh qëndrim në burgun e Magdeburg, ai mori një lajm se mamaja e tij, Louise ishte duke vdekur. Ai i shkroi një letër Perandorit Wilhelm II, duke iu lutur që ta lejonte të shkonte në shtëpi për të parë mamanë edhe njëherë.


Për çudi, lideri gjerman i dha lejen e kërkuar, duke e lënë të lirë oficerin britanik për dy javë, me kusht që të kthehej. E vetmja garanci ishte fjala e tij si oficer. Ai u kthye në shtëpi dhe kaloi një javë në dhjetor të vitit 1916 me mamanë që po vdiste nga kanceri. Më pas ai e mbajti premtimin dhe u kthye në burg, ku edhe qëndroi deri në vitin 1918, kur mbaroi edhe lufta. Historia e jashtëzakonshme është zbuluar nga historiani Richard Van Emden, 48 vjeç.

Burimi: GazetaTema

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x