Në muze është përdorur teknologjia me e re për sa i përket imazhit dhe zërit për ta bërë sa më të gjallë dhe real këtë projekt. Kurse në pjesë të ndryshme të muzeut vizitorët mund të bëjnë pyetje të ndryshme ne lidhje se si funksionon trupi dhe specialistë e asaj fushe do t’ia shpjegojnë në mënyrë sa më thjesht.