Një luan i vogël me emrin Simba (si tek filmi Mbreti Luan), një lepur me emrin Thumper dhe një qen me emrin Monty rriten së bashku në Edinburg. Kjo ndodh në shtëpinë e dy punonjësve të një kopshti zoologjik.
Treshja e kalon ditën duke luajtur dhe videot e tyre kanë bërë xhiron e botës pasi janë publikuar në internet. Simba, i cili është 13-javësh u largua nga nëna e tij në kopshtin zoologjik të Edinburgut pasi u sëmur dhe gjatë kohës që qëndroi në shtëpi krijoi lidhje të ngushtë me lepurin dhe qenin.
Gjithsesi, një shoqërie të tillë do i vijë fundi pas shërimit të plotë të Simbës. Luani do të kthehet tek familja e tij e vërtetë së shpejti edhe për faktin se po rritet shpejt dhe nuk mund t’i zësh më besë.
Kujdestari i tij shpjegon në një video të publikuar në Youtube: “Sa më shumë rritet, aq më shumë egërsohet. Kur shkoj në mëngjes në tualet gjej një luan që më vërsulet tek këmba.”
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…