Categories: LajmeSkandale

Nusja, 8 vjecare, vdes naten e pare te marteses!

Nada al Ahdal

Një grua- fëmijë vetëm 8 vjeçe, vdiq në Jemen natën e martesës për shkak të plagëve të brendshme. Ajo ishte martuar me një burrë pesë herë sa mosha e saj. Vajza, e quajtur Rawan, vdiq në zonën e Hardh në veriperëndim të Jemenit, në kufi me Arabinë Saudite. Aktivistët kanë nisur të bëjnë thirrje që dhëndri 40 vjeçar dhe familja e tij të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë. Ata thonë se arrestimi i tij do i japë fund praktikave të martesave të fëmijëve me të moshuar në zonat e varfra të vendit. Një aktivist tha se edhe anëtarët e familjes së vajzës nuk janë njerëz. “Ata nuk e meritojnë që të kenë fëmijë,” tha ai. Më shumë se një e katërta e vajzave në Jemen martohen përpara moshës 15 vjeç, thuhet në një raport. Në shtator të vitit 2010 një vajzë 12 vjeç vdiq në Jemen duke lindur fëmijë. Ndërkohë parlamenti pati vendosur moshën 15 vjeç si moshën minimale për martesë, por më vonë një ligj i tillë u hodh poshtë pasi deputetët thanë se prindërit duhet të vendosin se kur i martojnë vajzat. Aktualisht në të gjithë botën janë 57.5 milionë nuse- fëmijë. 40 përqind e tyre janë në Indi. Nëse trendi vazhdon, mendohet se në vitin 2020 do të ketë 140 milion gra- fëmijë. Ky lajmë fillimish u bublika nga gazeta team.


Kurse faqa e internetit e  top-channel sot ka publikuar këtë lajmë:
Rastet e fëmijëve-nuse në Jemen vazhdojntë tmerrojnë organizatat për të drejtat e njeriut dhe UNICEF. 
Viktimë e radhës ishte një 8-vjeçare nga provinca tribale e Hardhit. Lajmi është njoftuar fillimisht nga reporteri i pavarur vendas, Mohammed Radman e më pas është konfirmuar edhe nga Qendra Jemenase e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe UNICEF, ndërsa autoritetet lokale mohojnë.
Sipas raportimit të Radman, 8-vjeçarja është shitur për 2 mijë euro nga njerku i saj, (i ati i kishte vdekur) tek një burrë saudit 40 vjeç. Pas natës së parë të martesës, ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e një hemoragjie të brendshme. Ajo që ka ngjallur zemëratë tek një pjesë e opinionit vendas dhe tek organizmat ndërkombëtarë të mbrojtjes së fëmijëve është fakti se autori është lënë i lirë dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.
Fatin tragjik të 8-vjeçares e kanë patur edhe shumë minorene të tjera në Jemen, ndërsa pak muaj më parë ajo që denoncoi “traditën” dhe që solli në qendër të vëmendjes martesat e tilla ishte Nada al-Ahdal, 11-vjeçarja që u arratis nga shtëpia e saj për t’i shpëtuar martesës me një të moshuar.

“S’mund të jetoj më me ta. Dua të shkoj të jetoj me xhaxhain tim. Cfarë u bë me fëmijërinë? Ku kanë gabuar fëmijët? Pse duhet të martohen në të tillë mënyrë? Unë ia dola të zgjidh problemin tim, por shumë vajza të tjera s’mund t’i zgjidhin këto dhe ato rrezikojnë të vdesin, të kryejnë vetëvrasje. Ato janë thjesht fëmijë të pafajshëm që s’dinë asgjë. Nuk kanë kohë për të studiuar. Nuk është faji ynë dhe unë nuk jam rasti i vetëm. Kjo mund t’i ndodhë cdo vajze të vogël”, thotë ndër të tjera 11-vjeçarja në videon e postuar në Youtube që tashmë ka prekur miliona klikime.
[tube]http://www.youtube.com/watch?v=-J7_TKgw1To#t[/tube]

Luka

Share
Published by
Luka

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago