Blerjet në internet mund të sjellin ndonjëherë surpriza të bukura. Shpesh herë njerëzit porosisin nëpërmjet internetit për faktin se janë më të lira. Por ajo që i ka ndodhur një personi nga Ohaio e Amerikës është vërtetë një rast i pa përsëritshëm. Atij i duhej një kasafortë dhe kishte gjetur diçka interesant dhe të mirë në internet, kështu që e porositi. Por kur kasaforta i ka ardhur në shtëpi dhe e hapi gjithë qejf ka ngelur i shtangur kur ka parë që kasaforta ishte e mbushur me drogë.
Personi ka kontaktuar organet policore dhe ka kallëzuar rastin. Policia e Shelby County filloi hetimet mbi kompaninë e transportit Conway Co së cilës prodhuesi i Kasafortave i kishte dorëzuar 25 kasaforta të njëjta. Por gisht mund të këtë edhe shoferi i cili kishte dorëzuar kasafortën, por policia nuk ka arritur ende të bjer në kontakt.
Droga e ruajtur në kasafortë peshonte 285 kile dhe kap shifrën e 425.000 dollarve amerikanë.”Unë kam 47 vjet në detyrë, por as një herë nuk më ka ndodhur apo edhe dëgjuar një gjë të tillë” është shprehur Sherifi i Shelby County John Lenhart për agjencinë ABC News. Mendohet se droga ka ardhur nga Meksia por më momentin e fundit për një ngatërresë adrese droga nuk ka arritur në destinacionë. /sq.siteluka.com
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…