A e dini se në ç’mënyrë ndryshon pamje hëna ndërsa rrotullohet rreth tokës? Kur hëna dhe dielli janë në skajet e kundërta të qiellit, shohim atë që quhet hënë e plotë e cila shfaqet në lindje, ndërkohë që dielli po fshihet në perëndim. Ndërkohë që ditët kalojnë, hëna del më vonë çdo natë, duke lëvizur gradualisht mespërmes qiellit drejt diellit që ngrihet. Pjesa e ndriçuar e hënës bëhet gjithnjë e më e vogël, duke u bërë së fundi thjesht si drapër. Kur hëna ndodhet në qiell gjatë ditës bashkë me diellin, edhe drapri zhduket dhe, me anën e saj të errët përballë tokës, hëna është pothuajse e padukshme. Kjo quhet hëna e re. Pastaj procesi përsëritet nga e kundërta, hëna largohet nga dielli dhe në fund bëhet përsëri e plotë. Ky cikël përsëritet afërsisht çdo 28 ditë.
Atëherë pyetja që po shqyrtojmë se pse ndodh eklipsi diellor? E pra, shkaku kryesor i eklipsit të diellit është hëna e re. Zakonisht ajo kalon pranë diellit gjatë ditës pa e vënë re ne, sepse orbitat e tyre nuk janë në të njëjtin plan. Disa herë, megjithatë, dielli, hëna dhe toka rreshtohen saktësisht sipas një vije të drejtë. Pastaj hija e hënës bie mbi sipërfaqen e tokës, duke shkaktuar eklipsin.
Që të ndodhë një eklips i plotë i diellit, dielli, hëna dhe toka jo vetëm që duhet të jenë saktësisht në vijë të drejtë, por gjithashtu kjo ndodh atëherë kur hëna është në atë pikë të orbitës që është më afër tokës. Në këto raste, fundi i hijes në trajtë konike i hënës shkakton errësirë mbi një brez të ngushtë të sipërfaqes së tokës. Pasi nëse ndodh që dielli, hëna dhe toka mund të jenë në vijë të drejtë, por nuk janë na distancën e duhur atëherë nuk mund të shohim një eklips të plotë diellor, por vendet që mund të ndodhen në qendrën të rrezes thjesht mund të shikojnë një pikë të zezë në mes të diellit. /sq.siteluka.com/
Si të Humbasësh Peshë në Mënyrë të Shëndetshme: Udhëzuesi për Kalori dhe Matjen e Tyre.…
Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025,…
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…
Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…
Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…
View Comments