Respekte per kete baba, krijon duar artificiale falas per femijet ne nevoje

Respekte per kete baba, krijon duar artificiale falas per femijet ne nevoje

Fëmija i Michael, Caret, lindi pa dorën e djathtë. Këtë gjë prindërit e tij e dinin nga kur ishte 12 javësh. Por megjithëse Carter ia del mbanë me një dorë, dëshironte të kishte edhe tjetrën. Dhe kur djali 4vjaçari i Michael Campo i kërkoi që të krijonte një dorë, atëherë u «zgjua» dhe filloi punën.

Respekte per kete baba, krijon duar artificiale falas per femijet ne nevoje

Michael nuk ia kishte idenë se çfarë po bënte fillimisht. Ishte një kohë mësimi, provash dhe gabimesh. Si përfundim, kontaktoi e-NABLE, një grup vullnetarësh që janë ekspert për krijimin e duarve artificiale. Pas pak kohe, Michael krijojë dorën që donte për djalin e tij, por ndërkohë mori edhe një mision.

Si mund të mohosh buzëqeshjen që dhuron një dorë artificiale e «përsosur»?

Çdo dorë kushton nga 10 deri në 50 dollarë. Kështu pra, Michael bashkë me Carter filluan të krijonin duar edhe për fëmijë të tjerë që i kishin nevojë, por që nuk kishin parat e nevojshme. Biznesin e tyre e kanë quajtur “Claws From Carter” dhe krijojnë shumë modele të ndryshme të duarve artificiale, duke filluar nga super heronjtë deri tek grupet. Miachael shtoi një fidget spiner që ndriçon në errësirë tek modeli i fundit të dorës së Carter. Reagimet kanë qenë të mëdha dhe kanë dhuruar shumë buzëqeshje tek fëmijët që kanë ndihmuar. Dhe vullnetarët e e-NABLE thonë fjalët më të mira për ata. «Michael dhe Carter janë çka priste shoqëria jonë nga fillimi», shkruan Jen Owen, vullnetare.

Që të dy vazhdojnë misionin e tyre. Krijojnë duar për fëmijë të tjerë, por ndajnë edhe përvojën e tyre. Ndihmojnë familje të tjera të mësojnë që të krijojnë vetë duar artificiale me ndihmën e printerit tre demisional.

Check Also

Fëmija thith gishtin

Fëmija thith gishtin; Pasojat që mund të ketë

Fëmija thith gishtin? A keni pyetur ndonjëherë veten se përse fëmijët thithin gishtin e madh? …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x