Categories: Mjeksia

SARS ne forem te re

Një sëmundje respiratore e ngjashme me Sarsin vdekjeprurës, të përhapur globalisht në 2002-shin e përgjegjës për qindra jetë të humbura, është identifikuar tek një person i dërguar për kurim në Britani.

I sëmuri, një 49-vjeçar i transferuar në një spital të kryeqytetit britanik nga Katari, është i dyti i konfirmuar si i prekur nga korona-virusi.

Rasti i parë ishte ai i një pacienti nga Arabia Saudite, që ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes. Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë kërcënimi paraqet realisht virusi i ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomanduar deri tani ndonjë kufizim të udhëtimit në Katar, por kreu i Departamentit të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes në Agjencinë Birtanike të Mbrojtjes së Shëndetit, profesor John Watson, sqaroi se janë marrë masa urgjente për izolimin e të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarin dhe i janë nënshtruar analizave.

Autoriteteve shëndetësore u është kërkuar të shtojnë vigjilencën, edhe pse për momentin nuk ka prova që të dëshmojnë përhapjen e virusit.

Koronaviruset janë një familje virusesh që përfshijnë ato të gripit të thjeshtë dhe Sarsin. Por ky i riu, i zbuluar së fundmi, ndryshon nga çdo koronavirus i identifikuar deri më tani tek njerëzit.

Sarsi, përgjegjës për epideminë e frikshme të vitit 2002, të përhapur nga Hong Kongu në 30 vende të globit e shkaktar i 800 vdekjeve, konsiderohet një prej infeksioneve më të rënda të rrugëve të frymëmarrjes. Edhe pse u frenua në vitin 2003, sëmundja asnjëherë nuk mund të thuhet se u çrrënjos plotësisht.

Burimi: Top-Channel

Luka

Share
Published by
Luka
Tags: SARS

Recent Posts

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për…

4 years ago

A na mbron maska nga koronavirusi?

Tashme koronavirusi është një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë. Urojmë që virusi të mos infektojë…

4 years ago

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma…

4 years ago

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin.…

4 years ago

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e…

4 years ago

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e…

4 years ago